Nga Hamit Kokalari

“Përfundimisht mund të thuhet se politika sërbe në Kosovë ka pasur si rezultat nga një anë krijimin e një sistemi shoqëror tipi feudal me të gjitha të këqijat dhe vuajtjet që do të ridhnin për Kosovarët, dhe nga ana tjatër emigrimin e detyruem të afro 130.000 Shqiptarëvet, prej të cilevet pjesa më e madhe shkuan në Turqi, ndërsa një pakicë prej disa mijëra frymësh erdhi të gjejë strehë në Shqipëri, ku Shteti mundi t’i instalojë duke bërë mjaft sakrifica.

Prirja e politikës jugosllave për të dbuar me çdo mënyre elementin shqiptar pati një shprehje konkrete në akordin turko-jugosllav të vitit 1938, në bazë të të cilit Turqia pranonte të instalonte në tokën e vetë 250.000 të ashtu-quajtur Turq të Jugosllavis. Zbatimi i këtij akordi ishte siguruar me financimin e të dy palëvet dhe me një procedurë të paracaktuar. Akordi në fjalë në realitët nuk krijonte një gjë të ré; përkundrazi konsakronte formalisht çka po pregatitesh në dëm të Kosovarëvet që prej vitit 1912 do më thënë dbimi i tyre nga Kosova. Qeverit turke dhe jugosllave e kishin filluar këtë punë me kohë dhe egzistonte një projekt për shpërnguljen e 3-400.000 Shqiptarëvet nga Kosova, që në vitin 1926. Kjo çështje është përmëndur atëhere dhe në shtypin turk, në kryeartikujt e fletorevet “Haqimijeti Milije” dhe “Milijet” me datë 17 prill 1926.

Dy interesa bashkoheshin për realizimin e akordit turko-jugosllav: nevoja e Turqis që të popullonte stepet e Anadollit me bujq të mirë siç janë Shqiptarët e Kosovës, dhe interesi jugosllav që t’a largonte me çdo mënyre elementin shqiptar. Kemi parë se për të arritur qëllimin e vetë, Jugosllavia ka bërë haptazi mistifikime në statistikat e popullsis.

Fletorja turke «Tan» nr. U50; datë 12-7-1928, botonte një komumkatë zyrtare simbas së cilës marreveshja mbi emigrantet që do të shkonin nga Jugosllavia në Turqi ishte përfunduar. Punirne! përkatëse ishin kryer prej një Komisioni turko-jugosllav që ishte mbledhur ditët e mëparëshme në Stamboll.

Të nesërmen po ajo fletore botonte një artikull me këtë titull: «Nga Jugosllavia do të vinë 250.000 emigrantë. Transportimi i tyre do të fillojë pas gjashtë muajsh. Delegasioni jugosllav u-kthye dje». Po japim këtu poshtë përkthimin e artikullit në fjalë:

«Bisedimet që vazhdonin qysh prej një muaji midis Qeveris s’onë dhe Jugosllavis për marrjen në atdhè të bashkëkombasvet t’onë të ndodhur në Jugosllavi u-përfunduan në një mënyrë të kënaqëshme për të dy Qeverit dhe delegatët jugosllavë Milan A. Ristiç dhe Voislof dje mbrëmë u-kthyen me ekspres në atdheun e tyre.

Anëtaret e delegatës jugosllave para se të nisen i bënë korespondentit t’onë këto deklarata:

Nuk përfytyrojmë një çështje që të mes mund të shkoqitet me Turqin midis nesh. Kthehemi në atdhén t’onë duke pasur me vetëhe Konventën që u përket emigrantëve. Këtë konventë të cilën e parafuam së bashku me të ndershmin diplomatin t’uaj Hasan Saka, jemi të sigurtë se Qeveria e jonë do ta pranojë sikur që është. Sasia e emigrantëvet që do të vinë nga vëndi i jonë në Turqi do të jetë më se 250 mijë. Këta janë bujq, punëtorë dhe elementë të dobishëm. Mund të theksojmë se në konvente egzistojnë shënime të kjarta për mos dëmtimin me asnjë mënyre të tyre. Çmimi i tokavet dhe i pasunive që do të lënë emigrantët në vendin t’onë u është çmuar e caktuar. Këto të holla do t’i paguhen Shtetit. 

Transportimi i emigrantëvet shpresojmë se do të fillojë në mbarim të vitit ose në fillim të vitit 1939. Çështja e transportimit nga Jugosllavia e emigrantëvet dhe të instalimit të tyre këtu do të sigurohet nga Qeveria e juaj. Për këtë qysh tash janë duke u-bërë pregatitjet. Drejtori i përgjithshëm i instalimit Dr. Xhevdet i cili kish marrë pjesë në Komisionin me ekspresin e djeshëm u-nis për Ankara. Edhe deputati i Trabizonit, Hasan Saka, pas disa ditëve do te vejë në kryeqytet»

(“𝘒𝘰𝘴𝘰𝘷𝘢 – 𝘥𝘫𝘦𝘱𝘪 𝘪 𝘴𝘩𝘲𝘪𝘱𝘵𝘢𝘳𝘪𝘻𝘮𝘪𝘵”, 𝘔𝘦𝘴𝘢𝘨𝘫𝘦𝘳𝘪𝘵 𝘴𝘩𝘲𝘪𝘱𝘵𝘢𝘳𝘦, 𝘛𝘪𝘳𝘢𝘯𝘦̈, 1943, fq. 53-54)

Publikoi: Agim Morina

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *