Mësuesit u mblodhën në qendër të Tiranës duke marshuar në drejtim të ministrisë së Arsimit.
Në ditën e 1 Majit, simbolikë e të drejtave dhe lirive të punëtorëve, mësuseit kërkuan trajtim më dinjitoz nga ana e shtetit.
Sipas tyre, rritja e cilësisë në arsim vjen para së gjithash një vullneti për t’u dhënë mësimdhënësve paga të dinjitetshme për profesionin dhe kontributin e tyre në shoqëri.
Mësuesit kërkuan që 5% e GDP-së të ndahet për nevojat e arsimit.
“Kërkesa jonë kryesore është që qeveria të marrë masa urgjente për të përmirësuar gjendjen e arsimit në Shqipëri. Ne, Sindikatat e Arsimit kemi kërkuar në të gjitha takimet qe kemi bërë që pa një buxhet 5 % të GDP për arsimin, nuk mund të ketë arsim cilësor në Shqipëri pa mësues të mirëpaguar. Nëse nuk ka paga dinjitoze atëherë profesioni i mësuesit nuk do të jetë profesion i kërkuar nga të rinjtë. Ata që shkojnë në degën e mësuesisë janë ata me nota më të ulta.” – tha një përfaqësuesi sindikate.