Raketat ruse goditën qytetin e Lvivit në Ukrainë duke shkaktuar 10 të vdekur dhe shumë të plagosur.
Autoritetet ukrainase e dënuan sulmin duke u shprehur se ky është ndër qindra rastet kur ushtria ruse kryen sulme ndaj popullatës civile.
Sakaq, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski është nisur drejt Turqisë për një takim me Rexhap Taip Erdogan. Temë qendrore e diskutimeve mes presidentit turk dhe homologut ukrainas pritet të jenë marrëveshja për lejimin e kalimit të grurit përmes Detit të Zi.