Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë po zhvillon një sezon për të mos u harruar në radhët e Çezenës.
Deri tani ai ka shënuar 13 gola dhe kjo ka mjaftuar që ekipet e Serisë A të intereohen menjëherë për të.
Mediat italiane raportojnë se Fiorentina dhe Sasuolo kanë shfaqur interesim konkret për sulmuesin.
Po ashtu dhe skuadra e Leçes e kërkon në merkato në një kohë kur Çezena kërkon minimalisht 2 milionë euro për kartonin e tij.
Kristian Shpendi është vëllai binjak i Stiven Shpendit që luan me Empolin në Serinë A.
Të dy janë pjesë e kombëtares U-21 të Shqipërisë.