Nga Daut Dauti

Ky është një fotomontazh i përgatitur nga një portal kroat me titull ‘Lukica’ pasi që është fjala për Lluka Modriqin, futbollistin legjendar kroat, i cili për disa njerëz (kroat) nuk ishte në formë të duhur. Fotografia, që ka motiv hakmarrje ndaj Modriqit, ka një prapavijë raciste ndaj shqiptarëve.

Lluka Modriq nga disa shihet si njeri i vogël, shëndetlig dhe mbi të gjitha i shëmtuar. Ky ka qenë imazhi i shqiptarit në ish-Jugosllavi, apo në tërë Ballkanin që e ka ndërtuar ideja pansllave dhe ortodokse dhe e cila shqiptarit ia shton edhe elementin e varfërisë, egërsisë, agresivitetin dhe injorancën. Përafërsisht kësaj ideje i kanë ndihmuar edhe vet shqiptarët në ish-Jugosllavi duke qenë të shtypur dhe Shqipëria duke qenë e izoluar.

Tashti gjërat kanë ndryshuar dhe këta popuj po e shohin që shqiptari nuk është nën ta, por sikur ata e bile ne disa raste edhe mbi ta. Kjo ideologji e ndërtuar me shekuj nuk e duron shqiptarin e barabartë e lëre më mbi ta. Këtu duhet shumë punë në literaturën shkollore dhe në mediat e vendeve fqinje të shqiptarëve. Por, këto vende, përjashto Kroacinë dhe Slloveninë, duket që nuk e kanë ndërmend ta ndryshojnë këtë qëndrim fashist ndaj shqiptarëve.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *