11 prillin e vitit 1999, dy ditë pasi kishte nisur beteja e Koshares, ra në vijën e frontit Agim Ramadani. 

Ai ishte hartuesi dhe njëkohësisht prijësi i planit për  thyeren e kufirit shqiptaro-shqiptar. 

Agim Ramadani u vra në Rrasën e Koshares duke u kthyer në burim frymëzimi për luftëtarë të brigadës që drejtonte dhe për shumë të tjerë që u bashkuan në frontin e luftimeve në Koshare pas rënies së tij. 

I diplomuar për Telekomunikacion në Akademinë Ushtake të Zagrebit, ai e braktisi armatën e ish-Jugosllavisë me nisjen e luftës në Kroaci.

Ishte pjesëmarrës I luftës në Bosnje, ndërkohë që pas rënies së Jasharëve në Prekaz u nis nga Zvicra ku gëzonte statusin legal të emigrantit për t’u bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Agim Ramadani ishte njëohësisht piktor dhe poet. Ai hapi disa ekspozita personale dhe kolektive në Kroaci dhe kryesisht në Zvicër. 

Agim Ramadani tashmë i përket plejadës së historisë shqiptare dhe emri i tij simbolizon thyerjen e kufirit mes dy shteteve shqiptare në Ballkan. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *