Ndeshja ndaj Sëlltikut në Ligën e Kampionëve ishte e 250-a për Berat Gjimshitin me fanellën e Atalantës.
Kapiteni i kombëtares tashmë është lideri i prapavijës bergamaske. Ai refuzoi milionat nga Arabia Saudite për të vijuar me Atalantën çka e gëzoi jo pak trajnerin Xhanluka Gasperini.
Në këto 250 paraqitje, Gjimshiti nuk e ka provuar kurrë shijen e kartonit të kuq ndërsa ka marrë vetëm 44 të verdhë.

Gjimshiti ngriti si kapiten dhe trofeun e “Evropa Ligë” në finalen që Atalanta fitoi ndaj Bajer Leverkusenit.
Dy kartonët e kuq të vetëm në karrierë ai i ka marrë në një përballje të Shqipërisë me Izraelin dhe një tjetër kur ishte pjesë e Avelinos në Serinë B italiane.