Para 26 vitesh ra gjatë luftimeve në betejën e Koshares, Agim Ramadani, një prej strategëve ushtarakë më të dalluar në luftën e Kosovës.

Agim Ramadani, me pseudonimin e luftës “Katana”, ishte njëkohësisht piktor dhe poet.

Pas kryerjes së arsimit fillor dhe të mesëm në Gjilan, ai ndoqi studimet e larta ushtarake në drejtimin e Telekomunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

Në vitin 1998, pas rënies së Jasharëve në Prekaz të Drenicës, ai u largua nga Zvicra, ku jetonte dhe vepronte si azilant politik, dhe u rikthye në Kosovë, ku u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Veproi në disa zona, si në Junik, Deçan dhe në vijën e frontit në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai njihet si një nga hartuesit e planit ushtarak për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Pas rënies së tij në luftime, brigada 138 e UÇK-së mori emrin e Agim Ramadanit.

By Editor