28 Nëntorin e vitit 1997, në fshatin llaushë të Skënderajt tre pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kryen të parën dalje publike në emër të formacionit ushtarak që nisi lëvizjen e armatosur për çlirim nga Serbia.
Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj ishin tre pjesëtarët e UÇK-së që u paraqiten para popullit të Llaushës.
Kjo dalje u krye gjatë ceremonisë së varrimit të mësuesit Halil Geci i vrarë nga forcat serbe.
Hakmarrja serbe ndaj arsimtarit shqiptar erdhi pasi Adem Jashari me grupin e tij të armatosur kishin sulmuar forcat serbe në Likoshan.
Deklarata e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u lexua nga Rexhep Selimi.