Sipas medias në fjalë, anësori i Brajtonit ka vendosur të përfaqësojë atdheun e tij.
Ai do të takohet me Silvinjon në ditët në vijim dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit.

Gruda ishte pjesë e Gjermanisë U-21 ndërsa për disa kohë u përfol dhe për afrimin e tij në ekipin e parë.
Silvinjo prej kohësh e ka shprehur vlerësimin e tij për cilësitë e djaloshit nga Shkodra.