4 vjet pas tërmetit të rëndë që goditi vendin tonë, një pjesë e banorëve kanë arritur të hyjnë në banesat e rindërtuara, por një pjesë e tyre vijojnë të jenë ende në pritje dhe të lënë mes katër rrugëve.
2400 familje në Qarkun e Durrësit janë në pritje, ndërkohë që situata e tyre është rënduar së tepërmi.
Prej disa kohësh ata nuk trajtohen as me bonusin e qirasë dhe një pjesë e tyre janë detyruar të rikthehen në banesat e dëmtuara në pamundësi për të gjetur tjetër strehë.
Tërmeti i para 4 viteve shkaktoi 24 viktima, ndërsa mbi 8 mijë objekte pësuan dëmtime.