Autoritetet greke kanë publikuar fotot e dy personave të arrestuar, të dyshuar për përfshirje në akte seksuale dhe prodhim të materialeve pornografike me të mitur.

Të arrestuarit janë Edmond Hoxha, 40 vjeç, shtetas shqiptar nga Elbasani, dhe Markos-Kimonas Miclea, 20 vjeç, shtetas rumun. Ndaj tyre janë ngritur procedime penale për:

Akte seksuale me të mitur që nuk kanë mbushur moshën 12 vjeç, bashkëpunim në akte seksuale me të mitur nën 12 vjeç, kryerje të veprave seksuale para një të mituri nën 14 vjeç, posedim dhe prodhim të materialeve pornografike me fëmijë, duke përdorur një të mitur nën 12 vjeç.

Sipas hetimeve, i dyshuari 20-vjeçar ka përfituar nga marrëdhënia familjare që mbante me nënën e viktimave dhe besimi i prindërve për të siguruar që fëmijët të qëndronin në banesën e tij. Ai dyshohet se ka ftuar 40-vjeçarin në të njëjtën banesë, ku së bashku kanë kryer veprat për të cilat akuzohen.

Të dy të arrestuarit ndodhen në paraburgim, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të përcaktuar nëse ka të përfshirë të tjerë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *