Një 40-vjeçar nga Skrapar, i identifikuar si Ilir Kurti, rezulton i zhdukur prej rreth 24 orësh, duke ngritur shqetësim te familjarët dhe të afërmit e tij.

Sipas burimeve pranë familjes, ai ka humbur kontaktet që nga mëngjesi i një dite më parë, ndërsa përpjekjet për ta telefonuar kanë qenë të pasuksesshme. Alarmit i është shtuar edhe një mesazh me përmbajtje shqetësuese që 40-vjeçari i kishte dërguar të vëllait të tij, i cili jeton në Francë.

Gjatë mbrëmjes, shokët e tij kanë gjetur motorin pranë kanioneve të Skrapar. Afër mjetit janë konstatuar edhe disa sende personale, mes tyre një cigare dhe një shishe verë, të konsumuar pjesërisht.

Familja ka kërkuar ndihmën e policisë dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij të njoftojnë menjëherë autoritetet.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *