Bajer Leverkusen nuk po njeh limite. Skuadra e Ksabi Alonsos shkërkmoqi Frankfurtin në transfertë me shifrat 1-5 duke kapur serinë e 48 ndeshjeve pa humbje. 

“Aspirinat” arritën rekordin historik të Benfikës së Lisbonës në periudhën 1963-1965 me 48 ndeshje pa humbje. 

Leverkuseni është shpallur kampion në Gjermani, ka hedhur një hap të madh drejt kalimit në finalen e Evropa Ligë pas fitores 0-2 ndaj Romës në transfertë, ndërkohë që pret të luajë dhe finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Kaizerslauternit. 

Tashmë ka vetëm një dilemë: Kush do e ndalë Leverkusenin?!

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *