Karlo Ançeloti tha se Reali Madridit ishte i pafat ndaj Sociedadit, sfidë që u mbyll pa gola duke i dhënë mundësnë Barcelonës të kryesojë me 5 pikë diferencë. Për teknikun italian kjo situatë është dëshpëruese.
“Është turp. Ne merituam të fitonim, bëmë një ndeshje të plotë. Skuadra po përmirësohet, edhe fizikisht. Ishim afër golave, por në fund morëm një barazim. Me pesë pikë shkëputje nga vendi i parë, jemi të dëshpëruar.” – deklaroi Ançelotti.