Doctor girl holding a Notepad for notes. Medical student woman holding a notebook. A female doctor or medical student holds a thinking textbook and is ready for the exam. Copy space.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin për studentët e Mjekësisë, i cili i detyron ata të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, ose në të kundërt studentët që e refuzojnë këtë ligj duhet të paguajnë 2300 euro në vit.

Çështja u dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga një grup studentësh të Mjekësisë si dhe nga 30 deputetët të opozitës.

Gjyqtarët u mblodhën këtë të martë duke vendosur shqyrtimin e çështjes në themel. Më tej do të ketë një vendim të plotë nëse ligji do të mbetet në fuqi apo do të rrëzohet. Pezullimi është bërë derisa gjykata të shprehet për ligjin në tërësi.

Më 21 korrik Kuvendi miratoi me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë.

Ky ligj u kundërshtua fort nga studentët, të cilët për rreth 3 javë bënë disa protesta, në të cilat kërkonin që të mos kalonte në parlament dhe t’u siguronte atyre më shumë mundësi dhe kushte, që të punonin me dëshirë në vend.

Në fund të muajit të kaluar studentët e Mjekësisë i janë drejtuar me një kërkesë edhe rektorit të UMT-së, Arben Gjatës që të kenë përkrahjen e Universitetit për protestën e tyre dhe bojkoti që vijon prej tre javësh. Pas përgjigjes pozitive ata janë kthyer në auditore, pas bojkoteve e marshimeve.

Veç pezullimit studentët kanë kërkuar që ligji të shfuqizohet.

Burimi: Monitor.al

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *