Në ditën e 17-të të operacioneve të kërkim-shpëtimit raportohet se numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë ka mbërritur në 50.000.
Në Turqi raportohen 43.556 të vdekur ndërsa në Siri, numri i viktimave është të paktën 6.747.
Në Turqi po ashtu raportohet se ka pasur shtim të numrit të plaçkitjeve pas goditjes nga tërmeti, ndërkohë që autoritetet kanë vijuar dhe me arrestimet e shkelësve të rregullave të ndërtimit. 340 të arrestuar për plaçkitje dhe shkelje të rregullave ndërtimore raportohen në orët e fundit, ndërkohë që pritet të ketë sërish procedime të tjera.
Trupat e 1973 sirianëve që humbën jetën nga tërmeti në territorin e shtetit turk u trasportuan drejt Sirisë për t’u varrosur në atdheun e tyre.