Shqipëria po ballafaqohet me shifra mjaft të larta të largimit të popullsisë nga vendi dhe ky trend duket i pandalshëm. Largimin nuk e synojnë vetëm të varfërit, shtresat në nevojë apo të papunët. Synimin për t’u larguar nga Shqipëria e kanë dhe një pjesë e konsiderueshme e atyre që e kanë një vend pune në vendin tonë. Sipas anketës të fundit që bëri kompania Ep & Partners Consultancy (EPPC) në rreth 1400 punonjës, rreth 53% e tyre po shqyrtojnë mundësitë e kërkimit të një pune jashtë vendit gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Përfundimet e kësaj ankete tregojnë se të intervistuarit shprehen se tregu i punës në Shqipëri nuk e ka kaluar ende fazën e tranzicionit dhe se pasiguria në punë paraqitet në nivele të larta. 70% e të anketuarve theksuan se nëse do të kishin mundësi do e ndërronin punën që kanë aktualisht. Anketa tregon se shqiptarët që e kanë një punë duan të largohen kryesisht për paga më të mira dhe arsimim më të mirë për fëmijët e tyre.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *