Pacientët me kancer në Spitalin Onkologjik të QSUT përballen me mungesën e gjashtë medikamenteve thelbësore për trajtimin e sëmundjes, disa prej të cilave kanë munguar për gati dy muaj (Burimi: News24).

Gazetari Osman Stafa, në një lidhje live për News24 nga jashtë spitalit, pohoi se disa prej medikamenteve mungojnë prej rreth dy muajsh, ndërsa të tjera prej një muaji. Ai shtoi se mjekët kanë kërkuar të kalojnë pacientët në një linjë tjetër trajtimi, por protokollet aktuale nuk e lejojnë këtë në rastet kur medikamenti mungon.

“Prej disa javësh në spitalin Onkologjik ka mungesë të medikamenteve që përdoren për kimioterapinë. Një tjetër medikament që mungon trajton kancerin e zorrës së trashë, kancerin e stomakut, por edhe të mushkërisë në raste të caktuara”, deklaroi gazetari Osman Stafa për News24.

Situata ka shqetësuar pacientët dhe familjarët e tyre, të cilët përballen me vështirësi të mëdha për shkak të mungesës së ilaçeve të domosdoshme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *