Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë dhjetorin e kaluar në ligamente, dëmtim që e mbajti larg fushave për një kohë të gjatë.

Mediat britanike raportojnë se sulmuesi shqiptar ka nisur përgatitjet e para me 21-vjeçarët e Çelsit, ndërkohë që pritet të bashkohet me ekipin e parë në fazën përgatitore në fillimin e korrikut.

Po ashtu, mediat raportojne se pavarësisht dëmtimit, interesimi i klubeve të tjera për Brojën nuk ka munguar, por duket se tekniku i ri i bluve, Mauricio Poçetino ka vendosur të mos e nxjerrë në shitje 21-vjeçarin duke e projektuar si element të rëndësishëm për sezonin e ri.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *