Një 67-vjeçar është proceduar nga policia pas kapjes me 38 mijë dollarë të padeklaruara gjatë tentativës për t’i futur në Shqipëri. Kontrolli u krye pranë Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, ku i moshuari, i identifikuar si Gj. F., u zbulua me shumën e fshehur në trup.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, autoritetet gjetën dhe sekuestruan edhe 35 mijë euro, që shërbyen si prova materiale.

Seksioni për Hetimin e Krimit të DVKM Korçë njoftoi se ndaj Gj. F. janë ngritur akuza për “Mosdeklarim të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *