#image_title

Forcat e IKMT-së dhe ato të Policisë së Shtetit pritet të tërhiqen sot nga zona e Parkut Kombëtar në Theth.

Janë 70 objektet që janë shembur pasi u cilësuan si të paligjshme, ndërsa në orët në vijim pritet të çmontohen vullnetarisht edhe dy objektet e fundit në listën e autoriteteve.

Prej një jave, aksioni në fjalë ka sjellë debate dhe përplasje mes banorëve të zonës dhe organeve ligjzbatuese.

Banorët akuzuan kryeministrin e vendit, Edi Rama, për represion ndaj tyre në kulmin e sezonit turistik, duke shtuar se ishte vetë kreu i qeverisë ai që i kishte inkurajuar të investonin në pronat e tyre për një ekonomi më të mirë familjare.

Mbetet të shihet nëse aksioni i fundit në Theth do të pasohet nga të tjerë në disa zona të vendit ku pretendohet se ka ndërtime të paligjshme.

By Editor