Një autokolonë e gjatë me kamionë të mbushur me mallra serbe nga Kraleva deri në pikën kufitare të Jarinjës, pret prej ditësh të futet në Kosovë.
Qeveria e Kosovës vendosi ndalimin e hyrjes së mallrave nga Serbia si masë reaguese ndaj rrëmbimit të 3 efektivëve të Policisë së Kosovës në datën 14 qershor.
Shoferët e kamionëve u shfaqën të indinjuar duke deklaruar se atyre nuk u intereson politika, por vetëm e drejta e për të ushtruar biznes në të dy shtetet, Kosovë dhe Serbi.
Sakaq, ekspertë të ekonomisë në Kosovë e shohin këtë bllokim si mundësi të mirë për prodhuesit vendore për të ofruar produktet e tyre në tregun tashmë në nevojë për mallra.