Nga Xhafer Sadiku

Reforma agrare e viteve të Mbretërisë dhe pasuritë e mëdha natyrore e bënin Shqipërinë një vend ideal për zhvillimin e blegtorisë. Në vitin 1938, vendi kishte një pasuri blegtorale që arrinte ne 4.692.879 krerë.  Sipas llojit, dhëntë zinin numrin më të madh dhe për çdo 1000 banorë, Shqipëria zinte vendin e parë në Evropë me afro 2000 krerë.

Me gjithë dëmet që pësoi gjatë luftës, blegtoria mbetej degë e rëndësishme dhe me peshë e ekonomisë kombëtare. Pas përfundimit të reformës agrare, qeveria synonte kryerjen e reformës blegtorale dhe hartoi tre projektligje që kishin si qëllim shpronësonin tërësisht ose pjesërisht të çelnikëve të mëdhenj, organizimin e kooperativave blegtorale dhe disiplinimin e therjeve, në mënyrë që të ruhej pasuria dhe të shtohej në të ardhmen.

Me projektligjin mbi shpronësimin e bagëtive pa shpërblim prekeshin vetëm ato persona që s’merreshin me blegtori e bujqësi, por që këtë gjë e kishin bërë si tregti. Reforma që pritej të shpallej brenda muajit mars të vitit 1947 parashikonte të shpronësoheshin rreth 16000 krerë, gjysma e të cilave do të ishin në Prefekturën e Gjirokastrës.

Ministria parashikonte të shpronësonte tërësisht ose pjesërisht një numër të vogël blegtoresh vllahë të cilët zotëronin stane me mbi 2000 krerë, të vetmet stane të mëdha që zotëroheshin prej një familjeje.

Bagëtitë e të shpronësuarve do t’u shpërndaheshin familjeve të tjera vllahe që kishin me pak krerë për të mos prishur tufat. Blegtorët vllahë kishin organizuar me kohë kooperativa blegtorale. Ata patën meritën në krijimin e industrisë së bulmetit duke bërë që Shqipëria deri në vitin 1938 të ishte eksportuese e prodhimeve blegtorale.

Vënia në zbatim e reformës kërkonte një studim të plotë mbi raportet e pronësisë dhe efektet e menjëhershme që do të kishte mbi prodhimin. “Tani për tani, -thuhej në raportin e ministrisë së Bujqësisë, -duhet të punohet për transformimin e këtyre çelnikatave në kooperativa të rregullta, pa prekur raportet e pronësimit të përgjithshëm të kooperativave”. Me bagëtitë e shpronësuara dhe me ligjet që do të hynin në fuqi parashikohej të krijoheshin rreth 15 kooperativa blegtorale me mbi 1000 krerë secila, ndërsa pa cenuar pronësinë, me tufat e vllehve do të krijoheshin “rreth 60 kooperativa blegtorale me 500-600 krerë bagëti”. Malësia nuk përfshihej në reformën blegtorale pasi shumica e atyre që kishin tufa ishin familje të mëdha dhe jetonin në zona ku nuk kishte toka bujqësore e si të vetmin burim për jetesë kishin blegtorinë.

Por siç ndodhi edhe me reformën agrare, kur në fazën e dytë të zbatimit të saj u radikalizua, edhe studimi i ministrisë së Bujqësisë për reformën blegtorale u braktis dhe projektligjet e paraqitura u anuluan. Në të vërtetë nuk do të kishte reformim të blegtorisë, por shtetëzim. 

Në prill 1948 qeveria përgatiti një tjetër ligj dhe për të patur sukses u mbajt në fshehtësi të madhe. Numri i njerëzve në ministri që merrej me hartimin e listave të personave që do të prekeshin nga shtetëzimet ishte shumë i kufizuar.

Informatat për pronarët që do të përfshiheshin në listën e shtetëzimit u dhanë në me të shumtën e rasteve nga Sigurimi i Shtetit dhe si kriter bazë ishte “…qëndrimi politik dhe shpesh herë, në qoftë se ndokush shikohej me sy të keq, pavarësisht nga sasia e bagëtive që posedonte, futej në listën e shtetëzimit”. Në nenin 1 të ligjit thuhej: “Me hyrjen në fuqi të kësaj ligje shtetëzohen pa shpërblim dhe vihen në administrimin e shtetit, me anë të një procesverbali të rregullt, të gjitha tufat e mëdha që kalojnë 400 (katërqind) kokë bagëti dhe gjëja e gjallë e personave që shënohen në listat që i bashkëngjiten kësaj ligje bashkë me inventarin e gjallë dhe të vdekur, mjetet e nevojshme për punimin e prodhimeve të blegtorisë. Lista e përmendur si dhe procesverbalet e shtetëzimit bëhen pjesë e pandarë e kësaj ligje”.

Gjatë shtetëzimit u vërejtën mjaft të meta për shkak se informatat ishin jo të sakta dhe listat rezultuan me gabime.

Me shumë se gjysma e familjeve që iu shtetëzuan bagëtitë nuk kishin tufa me mbi 400 krerë. Kështu në rrethin e Shkodrës, vetëm dy familje kishin tufa që i kalonin 250 krerët, ndërsa pesë familjet që u shtetëzuan bagëtitë në Durrës, kishin me pak se 300 krerë. Po kështu edhe në rrethet e tjera.

Shtetëzimi u bë në kohën e shtegtimit dhe shumë tufa u shtetëzuan rrugës. Kur pas numërimit, pronarit nuk i gjenin ne tufë 400 krerë, nxirrnin një copë letër duke i thënë: “. . .ty të kap lista si reaksionar”, dhe me forcë i rrëmbenin bagëtitë.

“Unë duke parë veten në një pozitë shumë të keqe, sidomos nga fjala reaksionar, -shkruante një pronar nga Skrapari, -nuk bëra zë po mora pjesën që më la dhe u largova”.

 Mbas shtetëzimit, shumë familje i paraqiten lutje komiteteve ekzekutive, të cilët, duke e njohur gjendjen në rrethet e tyre, shprehen mendimin qe ne me të shumtën e rasteve t’u ktheheshin bagëtitë. Por bagëtitë nuk ktheheshin. 

Me shtetëzimin e bagëtive kaluan nën posedimin e shtetit mbi 140000 krerë, por vetëm disa muaj me vonë këtij numri do t’i mungonin me shumë se 30000 krerë. Inventari i të imëtave në vend krahasuar me vitin 1947 ishte pakësuar me 461000 krerë. Me përfundimin e reformës agrare dhe shtetëzimit të bagëtive, klasat në fshatarësinë shqiptare nuk ekzistonin më.

Emrat e pronarëve që iu shtetëzuan bagëtitë pa shpërblim, në vitin 1948; sipas rretheve :

Rrethi i Lushnjës

Taq Vasili; Vasil Kapurani; Vangjel Kapurani; Vasil Shefeku; Koci Bardhi; Arif Kurti e Veis Kurti; Zarif Kurti; Vasil Bozo; Vangjel Shandro; Muharrem Dorda; Rushan Rika; Sadik Dushari; Shyqyri Shkembi; Ismail Trebla; Ilmi Kasemi; Shaqir Xhangolli.

Rrethi i Vlorës

Milto Mehilli; Thanas Duni, Llaq Duni, Gogo Dhroko, Foto Papa, Zyme Mazreku, Spiro Bollano, Pilo Bollano, Mihal Cane, Ali Myftari, Andrea Beja, Pjetro Cali, Sami Sulo, Baftjar Faslliu, Lik Alemi, Zagoll Sefedini, Nexhip Myslimi, Nebi Sinani, Bajo Rushitri, Rexhep Mustafa, Nasho Todi, Myslim Arifi, Musto Feimi, Gjike Sava, Hiqmet Galipi , Qazim Halili, Muhamet Berzho, Fejzi Arshi, Muet Xhindi, Bexhet Beqo, Birce Ali, -Shaban Bushi, Fani Saraci, Llaq Xhokaxhi, Tas Gervenio, Pilo Nuci, Jani Sava, Bako Alkikaj, Magrip Bana, Muco Ymeri, Grigor Bollano, Ana Savo Llazar, Thanas Zoto, Kozma Kallushi, Stefo Goro, Salo Tartari, Riza Sulo, Namik Aliu, Laze Thanasi, Ahmet Mehilli, Brahim Sihati, Xhavit Azemi, Shyqyri Myslimi, Azis Saliu, Xhelo Kociu, Jaso Ademi, Veli Elmazi, Shyqyri Bondo, Avdul Isufi, Mynyr Vranari, Fehmi Mehmeti, Kajo Selmani, Metli Zeko, Meto Hoxha, Kico Shanto.

Rrethi i Bicaj

Xhafer Limani

Rrethi i Gramshit

Lime Musai, Sheme Mulla Qsmani, Hamit Fejzullau, Muco Kullolli, Naim Banja, Naim Banja, Jorgji Bardhi, Tas Kenuti, Veli Gjata, Malo Rika, Sheme Tarko, Metan Mema, Musa Kullolli, Shahin Kullolli, Ismail Musai, Esheref Musai, Shab Kullolli, Muharrem Bakushi, Shaqir Hoxha, Shaban Musai.

Rrethi i Peqinit

Xhuf Sufali

Rrethi i Elbasanit

Tushi Mareta, Murat Shehetila, Ruzhdi Hajra, Gani Taushani, Haxhi Harja, Kadri Bakalli, Arif Cerma, Veli Gjata, Stafan Gingasi, Ali Zyma, Mal Stringa, Mihal Marata.

Rrethi i Gjirokastrës

Rahmi Karagjozi, Arshi Lula, Petro Mico, Hiqmet e Nabije Haderi, Malo Keri, Xhafer Karagjozi, Muhedin Shameti, Ilija Diamandi, Hasan Shtino, Rahmi Xhaxhi, Fehmi Xhaxhi, Galo Xhiku, Reshat Alito, Dilaver Karagjozi, Ngjelo Gjuli, Skender Tushe, Myzafer Karagjozi, Faik Peshkopia, Namik Lamko, Pano Pino, Peco Cekani, Dine Mamani, Nikolla Godella, Teqeja e Zallit, Ngjelo Bregu, Resul Koka, Myftar Cane,Muho Jonuzi, Andrea Roshi, Muhamet Karagjozi, Burhan e Hiqmet Coma, Vell. Azis Koshi, Vasil Xhixho, Jani Foto, Hader Resuli, Nikolla Kondololi, Sheme Nuka, Selo Mosho, Fuat Ceribashi.

Rrethi i Skraparit

Meleqe Rushiti, Muco Levenishti, Estref Mehmeti, Teqe e Prishtes, Hysni Dalip, Qazim Halimi, Xhafer Sadiku, Estref Gjanci, Ismet Dobrusha, Bajram Mehmeti, Hasan Kapllani, Sinan Leshnja, Selim Tare, Hamit Kapxhiu.

Rrethi i Ballshit

Sefer Dula, Xhelil Bilali, Dino Dervishi, Fetah Hyseni, Fetah Bajrami, Arif Alushi, Beje Beqiri, Zake Frasheri, Makbule Belishova, Isa Ahmeti, Gani Ismaili, Qazim Malo, Xhelo Kamberi, Ali Rakipi, Cene Klosi, Telha Medini, Qerim Teto, Agush Ahmeti, Bendo Mane, Hazbi Hasimi, Shaban Shkembi, Ramadan Bajrami, Isuf Ramadani, Reshit Corrogjafi, Bilo Goco, Zake Veliu, Mersin Zeneli, Abaz Jemini, Jozuz Haxhiu.

Rrethi i Shijakut

Sulejman Gaci, Xhafer Hysa, Beqir Mema, Mehdi Rizaj, Bajram Kupa, Hasan Hidri, Nebi Shehu, Ramadan Selimi, Ibrahim Durresi, Jonuz Luzi, Osman Koci, Qazim Kola, Riza Kadrija, Hysen Budinaku, Zenel Domi, Muharrem Gjeci, Ram Gjeci, Llesh Prenga, Halil Mancaku, Dervish Kaci, Shaban Shyti, Izet Kuka.

Rrethi i Durrësit

Sulo Shaba, Kisha Shenavlash, Miti Kazanxhiu, Tahsim Ahmeti, Ali Keta.

Rrethi i Shkodrës

Gjovalin Simoni, Haki Kraja, Daut Loku, Sadik Dilaveri, Fadil Bushati, Qazim Derguti, Shaqir Mema, Cuf Kuci, Nuf Bala, Loro Pistoli, Idriz Nurija, Qazim Kamata, Hasan Bushati, Hysni Coku, Gegë Marubi, Mustafa Shpuza, Ranko Caranici, Muhamet Mysliu, Sait Cafja, Ibrahim Gjynezi, Shaban Bako, Kel Zojzi, Tahir Ymeri, Xhelal Roj.

Rrethi i Përmetit

Thoma Goxhobashi, Belul Hasani, Riza Shefkiu, Refat Duro, Xhafer Sherifi, Teqeja e Sukes, Teqeja e Gllaves, Sadik Arshimi, Tefik Mehmeti, Fejzo Hasani, Islam Limani, Ahmet Kasa, Hysen Shasho, Dasho Shala, Argjir Meshini, Llukan Meshini.

Rrethi i Beratit

Ibrahim Muca, Xhemal Beluli, Hekuran Qalliu, Mak Haxhistasa, Yzeir Xhope, Haki Kapinova, Teqeja e Gllaves, Teqeja e Velabishtit, Teqeja e Osmanzezës, Dine Xhemali.

Rrethi i Leskovikut

Fehmi Orgocka, Lilo Coci, Teqeja e Leskovikut.

Rrethi i Tiranës

Sherif Stafa, Hasan Ram Aliu, Xhemal Vora, Idriz Hoka, Muharrem Arbana, Maliq Maci.

Rrethi i Shupenxës

Sefedin Mehmeti, Sulejman Limani, Hekuran Qolia.

Rrethi i Matit

Can Doda, Dervish Ibrahimi, Ramazan Ahmeti.

Rrethi i Tropojës

Sadri Coli

Rrethi i Krujës

Zef Nik Meta, Ismail Qose, Met Ndue, Ali Bega, Ejup Kuka.

Rrethi i Delvinës

Mihal Zharkalli, Mitro Guna, Nane Cipi, Kolic Shaka, Ndino Gramozi, Thimio Mihallari, Mite Kuro, Jorgji Kuro, Nasho Zhavara, Neki Golemi, Azis Elmazi, Mufit Asqeri, Riza Vaiti, Muharrem Kullaj, Jerasimo Murga, Nasho Lena, Halil Haderi, Gaqo Bezerjano, Razo Isufi e Veip Hasani, Riza Shehu.

Rrethi i Mirditës

Ndue Ndre Beqiri, Mark Preng Kola, Zef Simoni.

Rrethi i Kuçovës

Gani Fejzullau, File Turbulli, Beqir Musai.

Rrethi i Lezhës

Gjon Nik Syku, Ded Prec Syku, Prenk Shtjefni.

Rrethi i Kukesit

Ymer Sali Tahiri, Dervish Halili.

Rrethi i Librazhdit

Rezhep Muzhaqi, Hazis Muzhaqi, Sadik Tanushi, Hysen Blloshmi, Beqo Gurra, Shaban Tashi, Rexhep Yryku.

Rrethi i Koplikut

Zyhdi Baja, Lush Hajdari, Mac Cila.

Rrethi i Korçës

Ali Shemo, Dervish Riza Pasho, Pandi Korcari, Thanas Spaho.

Rrethi i Tepelenës

Teme Meto, Vehip Muharremi, Saliko Muharremi, Muhamet Liko, Dervish Hakiu, Refi Lekdushi, Ali Bilbili, Lliko Meshini, Xhule Cela, Lato Dina, Muharrem Seiti, Meto Kordha, Musto Feimi, Dule Xhaferri, Luto Rexho, Xhelal Hetemi, Dervish Xhaferi, Ramiz Miftari, Fejzi Xheviti, Skender Shehu, Xhevat Shehu, Masar Dule, Baba Dule, Dervish Jonuzi, Dervish Ahmeti, Sheh Kutbiu, Hajro Zhupa, Bilal Beshiri, Kamber Aliu, Qirjako Nocka, Saliko Alisha, Dalan Xhupa, Fazlli Hyseni, Seit Resuli.

Rrethi i Kolonjës

Haki Seiti, Refat Shefkiu, Mustafa Dalipi, Sul Tefiku, Mehmet Rapo, Nebi Xhemali, Riza Abedini e Iliaz Jaupi, Gani Veliu.

Rrethi i Kuçit

Aliaz Hyseni, Mehmet Gjonlekaj, Polo Tahiri.

Rrethi i Kavajës

Izet Teliti, Adem Veliu, Kasem Xhihani, Rexhep Veiz Kuce, Haxhi Abaz Misiri, Osman Daka, Ndin e Vllezer Korbizi, Ali Djalja, Ali Shtepani, Elmaz Balla, Hamit Veliu.

Rrethi i Pogradecit

Gjyladin Halili, Gjokë Basho.

Rrethit i Peshkopisë

Ramadan Shehu

Rrethi i Sarandës

Kit Kapurani, Thoma Mihallari, Halit Bresho, Nidha Kapurani, Ndina Boci, Pilo Kusa, Foto Jano, Kola Shupuli, Nasho Cina, Pilo Cina, Vasil Mite Shupuli, Thanas Bello, Safet Dalani, Izet Melo, Jorgaq Tanga, Vasil Tanga, Miho Cina, Xhimi Carahopshi, Brahim Isufi, Ilija Kapurani e Vllazëri, Vasil Stavro, Vasillaq Zherkalli, Zilo Kapurani, Thoma e Kristi Zharkalli, Ndine Jano, Vasil Sterio Tolika, Miho Spiri, Ilo Premti, Ilo Premti, Sterio Naciku, Pipo Gjika, Pipo Gjoni, Miho Ziguri, Nasi Sando, Xhevdet Goxha, Jani Dado, Kola Ajazi, Manol Baxhari, Mihal Mehilli, Pilo Vathi, Leo Bitri, Manastiri i Pepelit, Vangjel Gjika, Mustafa Dalani, Shaban Alushi, Versel Vadani, Malo Izeti, Filip Fili, Kostandin Petro, Kostandin Loposhi, Pupe Mullai, Vasillaq Kaleshi, Leonidha Poci, Koco Kapurani, Pipo Cici, Miho Gjoni, Mino Dhima, Rusto Fedo, Dervish Bedo, Lame Hamiti, Mehmet Angoni, Estref Halimi, Vasillo Godella, Katerina Bregu, Kola Mandi, Thanas Barini, Llambro Kroja, Dhim Bala, Miho Pashulla, Milo Nika, Katina Kacallane, Nustret Shtino, Miti Mediu, Alo Karafili, Kit Beta, Pilo Beta e Vllazeni, Naqe Ziguri e Vllazni, Jorgji Mihallari e Vllazni, Miho Naciku e Vllazni, Apostol Mihallari e Vllazni

Rrethi i Fierit

Myftar Veliu, Jashar Zeneli, Koço Veshi, Manastiri i Voskopojës, Teqeja e Backës, Lili Gjini, Nane Panajoti, Dhima Panajoti, Peçi Verrija, At Gjergj Ziu, Durran Qadhimi, Raqi Verija, Taq Bozdo, Kozma Nito, Hasan Novosela, Naqe Ciko, Stefo Kaca, Spiro Tarusha, Selman Gici, Kristo Zguri, Vasil Nikolla, Ndin Zguri e Vellazeri, Mitro Tarusha e Vëllazëri, Nasho Poco e Vëllazëri, Koco Leno e Vëllazëri, Nidha Nica e Vëllazëri.

GAZETA ZYRTARE.

E mërkurë, 23 qershor 1948.

Shënim: Rrethet janë ato ku u bënë shtetëzimet dhe jo të banimit të pronareve.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *