854 milionë euro neto do të jetë fitimi që kompania guackë “Eagle Hills Real Estate Development sh.p.k” e cila do të zhvillojë të ashtuquajturin projektin e investimit strategjik “MARINA & JAHTET E DURRËSIT”, i cili do ta kthejë Portin e Durrësit nga tregtar në turistik. Televizioni “News 24” ka publikuar planin e biznesit për projektin në fjalë duke shpalosur shifra marramendëse fitimi. Vetëm të ardhurat që kompania do të sigurojë nga shitja e apartamenvete do të jenë 2.2 miliardë euro, shto dhe 1 miliardë euro fitime nga aktivitet e tjera, ofrojnë një total fitimi prej 3.2 miliard euro bruto. “Eagle Hills Real Estate Development
sh.p.k”, sqaron në planin e biznesit se fitimi neto që do të sigurohet pas pagimit të taksave dhe detyrimeve do të jetë 854 milionë euro.

Tjetër detaj i planit të biznesit të kompanisë në fjalë është dhe numri i lartë i apartamenteve, konkretisht 12 646, të cilat do të ndërtohen në një sipërfaqe prej 81 hektarësh duke e kthyer këtë zonë në një nga më të populluarat në botë për dendësi popullsie. Në total, popullsia e Durrësit e parashikuar të shtohet brenda kësaj hapësire do të jetë rreth 50.000 banorë, ndërkohë që plani i biznesit nuk parashikon qendra të shërbimit publik si shkolla, kopshte apo qendra mjekësore.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *