Pep Guardiola e nisi karrierën e trajnerit në vitin 2007  kur mori drejtimin e Barcelonës B, për të vijuar me drejtimin e ekipit të parë të Barcelonës, Bajernit të Mynihut dhe Mançester Sitit. Në sfidën e mbrëmshme ndaj Kopenhagenit në champions, katalanasi regjistroi ndeshjen e 900 si trajner. 

Në këto ndeshje, ai numëron 655 fitore, 138 barazime dhe vetëm 107 humbje.

Në këto sfida, ekipet e tij kanë shënuar një total prej 2220 golash, me 705 gola të pësuar.

Këto të dhëna flasin për cilësitë e një prej trajnerëve më të spikatur në historinë e futbollit. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *