Shifrat e emigrantëve që synojnë Britaninë e Madhe duket se po thyejnë çdo rekord. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes britanike, vetëm këtë të shtunë në vend hynë 972 emigrantë të nisur nga Franca, kryesisht shqiptarë dhe afganë. Po ashtu, kjo ministri raportoi se numri i emigratëve që hynë në Britaninë e Madhe gjatë këtij viti e ka kaluar shifrën 40.000.

Kjo situatë nxiti tensione mes Britanisë së Madhe dhe Francës me akuza reciproke ndaj njëra-tjetrës. Akuzat fillestare u shoqëruan me nevojën e një marrëveshje të përbashkët për menaxhimin e kësaj situate. Një marrëveshje me vlerë 72 milionë euro u nënshkrua para pak ditësh për forcimin e kontrolleve të përbashkëta policore.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, po përballet me presionin e zgjidhjes së këtij problemi, ndërkohë që vetë ai e shpalli si prioritet ofrimin e një zgjidhje të shpejtë për situatën e krijuar. “Situate komplekse”- e quajti minstrja e Brendshme britanike, Suela Breverman, sipas së cilës kjo dyndje emigrantësh duhet frenuar pasi kemi të bëjmë me “pushtim”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *