Nga Ermal Mulosmani

Si fillim duhet të them që unë jam fan i shkrimtarit, marr anën e tij në debatet pafund pro-kundër pasi e pëlqej stilin e tij të të shkruarit.

Mirëpo të thuash se 45000 letra mbërritën në Komisionin e Nobelit, kundër tij, është një e vërtetë që e dëmton shkrimtarin. Kur them “e vërtetë” kam parasysh “edhe nëse është e vërtetë”. Është një “e vërtetë e tepruar”!

45000 persona janë 1.5% e popullsisë së Shqipërisë. Nëse këtu marrim në konsideratë vetëm ata që dinin të shkruanin në gjuhë të huaj kjo përqindje mund të jetë 20-30%.
Problemi me shifrat, siç e thotë edhe filozofia, është se rritja e numrit (sasisë) çon edhe në rritjen e vlerës (përmbajtjes) së atyre letrave. P.sh nëse janë 2-3 milionë letra problemi duhet të jetë te Kadareja jo te ata.

Kështu edhe nëse janë 400 mijë letra, 150 mijë, 50 mijë, 30 mijë apo edhe 3 mijë. Janë shumë për një popullsi të vogël sa e jona.

Unë nuk kam asnjë ide nëse letrat janë numëruar nga dikush një për një dhe kanë dalë 45 mijë. Ose le të themi 44,376 apo 45,789. Por edhe nëse do i shihja vetë dhe i numëroja letrat një e për një do të gënjeja duke e zvogëluar numrin në një shifër të pranueshme. Fjala vjen 450. Boll dalin. Nuk duhet të kundërvësh shkrimtarin me popullin e tij në shërbim të të parit.

Është betejë e humbur.

Duhet gjetur ekuilibër. Unë nga dashuria për Kadarenë do kisha thënë që janë vetëm 45 letra kundër tij. Sado të ishte e vërteta.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *