Talat Xhaferi reacts on the day the North Macedonian parliament voted him as the first Albanian prime minister since the country became independent in Skopje, North Macedonia, January 28, 2024.REUTERS/Ognen Teofilovski

Nga Daut Dauti

Ja çka thuhet në Preambulën e kësaj kushtetute:

“Duke u nisur nga trashëgimia historike, kulturore, shpirtërore dhe shtetërore e popullit maqedonas dhe nga lufta e tij shekullore për liri nacionale dhe sociale dhe për krijimin e shtetit të vet, e veçanërisht nga traditat shtetërore juridike të Republikës së Krushevës […] si dhe nga fakti historik se Maqedonia është konstituar si shtet nacional i popullit maqedonas”.

Sqarim:

Pra, për formimin e këtij shteti kanë luftuar vetëm maqedonët. Problemi i dytë këtu është ajo që thuhet se ky shtet është ndërtuar në parimet e Republikës së Krushevës. Sa për informim duhet të theksohet se Republika e Krushevës është formuar në gusht të vitit 1903. Në Krushevë ka qenë e themeluar Asambleja e Përkohshme me 60 anëtarë: 20 shqiptarë, 20 maqedonë dhe 20 vllehë. Kjo Asamble e ka themeluar qeverinë gjashtëanëtarëshe, e cila ka qenë e përbërë nga 2 shqiptarë (Nikolla Balo dhe Gjorgji Çaçi), dy maqedonë dhe dy vllehë. 

Pasi që republika e sotme e Maqedonisë Veriore proklamon se është themeluar në bazat e Krushevës, atëherë pse nuk i ka barazuar shqiptarët me maqedonët? Duhet theksuar se kryengritja e Ilindenit dhe Republika e Krushevës nuk do të ndodhnin kurrësesi pa shqiptarët. 

Pastaj, duhet hedhur një sy edhe Amandamentit V të kushtetutës së sotme të Maqedonisë, që thotë: 

“Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. 

Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen. 

{…]

 Në njësitë e vetadministrimit lokal gjuha dhe alfabeti që e përdorin së paku 20% e qytetarëve është gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik. Për përdorimin e gjuhëve dhe alfabeteve, në të cilat flasin së paku 20% e qytetarëve në njësitë e vetadministrimit lokal, vendosin organet e njësive të vetadministrimit lokal”. 

Sqarim:

Në mënyrë të qartë shihet sanksionimi i superioritetit të maqedonëve ndaj shqiptarëve që bëhet përmes gjuhës. Shifra 20% është zëvendësim për gjuhën shqipe. Pra, në mënyrë që të mos përmendet termi ‘gjuha shqipe’, kushtetuta e obligon politikën, ligjdhënësit, administratën dhe qytetarët që të përedoret shifra 20%. Kjo ndodhë përkundër faktit që regjistrimi i fundit i popullsisë tregon se banorë rezidentë e jo rezisentë në këtë vend janë 29. 5% shqiptarë kurse maqedonë 54. 2%.  

Nëse “faktori” politik shqiptar i di këto gjëra, atëherë si ka lejuar të largohet nga parimet e Republikës së Krushevës dhe pse ka lejuar të shndërrohet nga shqiptar në 20%?

Në këto kushte të euforisë naive shqiptaro-ballkanike mund të festojnë vetëm krunët e partisë politike shqiptare në pushtet. Emërimi i një shqiptari në pozitën e qeverisë teknike të Maqedonisë nuk ka ndonjë domethënie të rëndësishme. Përkundrazi, maqedonët me këtë akt i kanë shpërblyer shqiptarët me këtë pozitë si shenjë falënderimi që kanë qëndruar urtë, të gjunjëzuar dhe nuk i kanë kërkuar të drejtat e tyre.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *