Nga Shefqet Deliallisi
Sot flitet për industrinë e shërbimit të kujdesit shëndetsëor që prodhon shëndet. Gjithnjë e më shumë politikat shëndetsore po ndërtohen sipas parimeve të biznesit.
Pak histori…
Gjenerata e mjekëve trajnuar për praktikën tradicionale të mjekësisë, kanë ndërtuar për profesionin e tyre një histori legjendare, romantike, prej së cilës e kanë vështirë të ndahen. Ndërhyrjen e ekonomisë në mjekësi e shohin me skepticizëm mbasi ekonomia nuk konsideron humanizmin, ndjenjat që karakterizojnë praktikimin e mjeksisë, ‘Betimin e Hipokratit’, sipas të cilit e mira për pacientin është e panegociushme. Deri në shekullin e 19-të, termi ‘konsum’ përdorej kryesisht në kuptimin negativ të fjalës : ‘shkatërrim’, ‘mbeturinë’. Më pas ekonomistët dolën me një teori gjerësisht pranuar sipas së cilës baza e një ekonomie të shëndetshme është rritja e vazhdueshme e konsumit të mallrave. Ky parim zbatohet edhe për shëndetin, tashmë i konsideruar mall i tregtueshëm që i shitet pacientit, të konsideruar konsumator. Në mjekësinë e komercializuar, mjekët operojnë si ‘ekipe’, produkti që ata prodhojnë është ‘shëndeti’ i cili konsiderohet mall…
Paradoks…
Edhe mall edhe e drejtë njerëzore! Në kapitalizëm shëndeti, si çdo gjë tjetër, kthehet në mall, furnizimi me të s’është pa kufi, kërkesa për të është në raport të zhdrejtë me çmimin. Përdoruesi duhet të paguajë për ta siguruar. Ndryshe nga mallrat e tjera, shëndeti, është më pak i qartë. Më shumë premtim se produkt i prekshëm. I vështirë për t’u tregtuar. Në masë të madhe vetëprodhohet, kërkon bashkëpunimin njerëzor mjek-pacient. Të gjitha këto veçori të këtij malli shëndet bëjnë që tregu i tij të jetë jo një treg i pastër konkurence, sipas modelit tradicional. Na ana tjetër, shëndeti konsiderohet edhe e drejtë njerëzore, si e tillë nuk duhet të alokohet si mallrat e tjerë, në bazë të aftësisë për të paguar. Konsiderimi si mall ‘i pa çmuar’ krijon probleme në prodhimin dhe furnizimin me shëndet. Dualizmi ‘mall’ e ‘drejtë’ njerëzore e bën shëndetin të veçantë. Pacienti s’mund të jetë blerës (konsumator), as mjeku shitës. Të jesh konsumator do të thotë të zgjedhësh çfarë blen. Të zgjedhësh do të thotë të kesh informacion mbi atë që blen. Të negociosh çmimin më të mirë, duhet të kesh mundësinë të bësh marrëveshjen më të mirë. Pacienti këto mundësi nuk i ka. Pacienti s’mund të jetë konsumator i shëndetit edhe për faktin se biznesi shëndetit, ndryshe nga sa pretendohet, nuk drejtohet nga tregu. “Tregu” i shëndetit s’mund të funksonojë si çdo treg, sepse shëndeti s’është si çdo mall…
Adet i veçantë…
Filip Musgrove ish-drejtues i Bankës Botërore shkruan : “Ajo çfarë është e pazakontë për shëndetin është si ai është një aset i veçantë. Ju nuk mund ta shisni, ju nuk mund ta dhuroni, ju nuk mund nuk mund të merrni pjesë këmbimi për të. Ndërsa organizmi juaj është në spital, ju nuk mund të merrni hua një tjetër, si mund të vepronit kur makina juaj është në servis… Ne nuk mund të prodhojmë vite jetë në mënyrë direkte, apo t’i blejmë ato në treg.”
Prirje të reja…
Në mjeksinë tradicionale, mjekët ishin në pritje të pacientëve që kërkonin ndihmë. Në mjeksinë moderne, mjeku është edhe në kërkim të “lëndës së parë”, duke ftuar edhe njerëz me shëndet të mirë, për ‘chek up’ apo scrining… për të zbuluar sëmundje që ende s’janë shfaqur, apo s’do të shfaqen kurrë. Nga ana tjetër, ka dalë një modë e re: Shpikja e sëmundjeve të reja, marketingu dhe tregtimi i tyre. Një variant i këtij fenomeni është ulja e vlerës të parametrave normalë (nivelit të glicemisë apo tensionit arterial…) përcaktues të diagnozës për gjendje si diabeti apo hipertensioni, etj. duke shpikur sëmundje si prehipertensioni, prediabeti dhe duke krijuar brenda dhjetëra milionë pacientë më shumë. Më shumë teste të reja, që zbulojnë më shumë sëmundje për t’u trajtuar, shumë sëmundje të reja të shpikura për t’u trajtuar, më shumë medikamente të reja që kushtojnë më shumë, më shumë teknika të reja kirurgjikale që kushtojnë edhe më shumë. Rezultati: shpenzime pa fund. Krizë e sistemim shëndetsor. Prag falimentimi…
Një “specie” e re…
Duke e mbyllur…
Nëse krahasojmë mjekësinë dje me atë sot, dallimi është ndërmjet një profesioni dhe një biznesi, ndërmjet një profesioni që u rrit e zhvillua i mbështetur në traditën humane dhe atij që u rrit dhe po rritet në kushte e një kompleksi mediko-industrial të udhëhequr nga fitimi… Zëvendësimi i etikës mjekësore me etikën e biznesit, cënon funksionimin e sistemit shëndetsor, nuk i shërben as mjekëve as pacientëve. Mjekët perceptohen si pengje apo agjentë ekonomikë… Profesionalizmi , respekti dhe autoriteteti i tyre, thelbësore për profesionin mjeksor, zbehet!