Nga Ilir Seci
Margaret Hasluck (Margaret Hardi) studioi në Universitetin e Aberdeen në Skoci, ku diplomoi në Classics në 1907, e përfundoi studimet e saj me nderime në Kembrixh në 1911. Asaj nuk iu dha një diplomë, sepse Kembrixh nuk ka dhënë diploma për gratë deri në vitin 1948. Hasluck ndoqi më pas Shkollën britanike në Athinë. Atje u martua me Frederick William Hasluck, Drejtorin e Shkollës Britanike në Athinë. Në muajin e mjaltit çifti udhëtoi në të gjithë Turqinë dhe Ballkanin, udhëtim falë të cilit Margaret ra në kontakt me shqiptarët e mësoi për ta. Në vitin 1916 i shoqi i saj, Frederik, u sëmur rëndë nga tuberkulozi dhe vdiq katër vjet më vonë në Maqedoni. Ajo bëri si shtëpinë e saj qytetin e Elbasanit për 13 vjet, duke u bërë një legjendë në mesin e shqiptarëve dhe botuar artikuj të shumtë, ku përfshiu edhe gramatikën e parë anglisht-shqip. Për shkak se ishte britanike, ajo u detyrua të largohet nga Shqipëria për në Athinë, kur italianët pushtuan Shqipërinë në vitin 1939. Në kohën kur edhe Athina u bë e pasigurt, ajo shkoi në Stamboll dhe si njohëse e mirë e shqiptarëve këshilloi qeverinë britanike në lidhje me situatën në Shqipëri.
Në vitin 1945 ajo u diagnostikua me leuçemi, shkoi në Qipro dhe më pas në Dublin, ku vdiq më 18 tetor 1948. Në 18 qershor 2010, në përvjetorin e saj të 125 së lindjes, u mbajt një ceremoni në shtëpinë e saj në Elbasan. Një pllakatë përkujtimore u zbulua në pronën e saj nga nipi John Donald OBE Morrison. Pas një prezantimi mbi jetën e Margaret Hasluck, që u mbajt në ‘Shtëpia e shpresës’, jetimoren e cila është vendosur në shtëpinë e saj, të afërmve të familjes së Margaret Hasluck ju dha një certifikatë që shpallte Margaret Hasluck ‘Qytetar Nderi’ te Elbasanit, për shkak të ‘kontributit të saj të shquar në sferën publike të qytetit të Elbasanit’.
© Fotot e shkrepura nga Margaret Hasluck