“Lidhja e Dytë e Prizrenit” u krijua nga Xhafer Deva dhe Bedri Pejani me ndihmën e Franz von Scheiger-it me qëllim mbrojtjen e “Shqipërisë së Madhe” dhe mbrojtjen e Kosovës nga cenimet e vendeve fqinje, Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Data zyrtare e themelimit të Lidhjes ndodhi në një Kuvendi në Prizren me 16-20 shtator 1943. Emri u zgjodh në bazë të »Lidhjes së Prizrenit« nga viti 1878 deri më 1881. Në statutin e saj, “Lidhja e Dytë” shpalli se qëllimi i saj parësor ishte mbrojtja e “zonave të çliruara dhe territoreve të tjera (të banuara nga shqiptarët) të ish-Jugosllavisë. 45 anëtarët e parë themeluan një komitet ekzekutiv të kryesuar nga Rexhep Mitrovica.
Në kulmin e saj, “Lidhja e Dytë” kishte nga 12,000 deri në 15,000 anëtarë. Elsie e përshkruan atë si një organizatë nacionaliste dhe antikomuniste, por jo në vetvete pro-fashiste. Sepse pas vullnetit për me bashkëpunu qëndronte në radhë të parë synimi i rujtjes së zonës së Kosovës si pjesë e “Shqipërisë së Madhe”. Megjithatë, ajo që ësht vendimtare ësht se “Lidhja e Dytë e Prizrenit” në Kosovë mori rolin e një institucioni shtetëror dhe kështu krijoi një autoritet paralel me qeverinë shqiptare në Tiranë, e cila në fund mbajti frenat në “Shqipërinë e Re”.
Kur Rexhep Mitrovica u zgjodh kryeministër i Shqipërisë në janar të vitit 1944, posti i kryetarit të “Lidhjes së Dytë” i kaloi Pejanit. Ishte aj që kapi çastin dhe bëri oferta shumë konkrete për ngritjen e Divizionit Skënderbej, por edhe kërkesa po aq të qarta. Në mars të vitit 1944 ai personalisht i raportoi Hitlerit se “Komiteti Qendror” i Lidhjes ishte i gatshëm të siguronte 120.000 deri në 150.000 ushtarë “të gatshëm për luftë” nga Kosova dhe zonat “shqiptare të reja” që ishin aneksu që nga viti 1941, për të nisë me luftu kundër partizanëve serbë e malazezë dhe me mbrojtë “Shqipërinë e Madhe”, por vetëm në këto kushte:
Së pari, armatim modern ushtarak dhe pajisje të tjera modeste, së dyti, sigurimi i oficerëve dhe nënoficerëve gjermanë si instruktorë dhe komandantë për një ushtri të re shqiptare dhe së treti, një “korrigjim” i rinovuar i kufijve aktualë shqiptarë me Malin e Zi dhe Serbinë. Kjo kërkesë u bë me pretekstin e arsyeve thjesht strategjike. Sipas Pejanit, demarkacioni aktual i kufirit e bën më të vështirë mbrojtjen e Kosovës dhe Shqipërisë nga sulmet serbo-malazeze.
Në të njëjtën kohë, Pejani i paralajmëroi pushtuesit gjermanë se vetëm ata – “Lidhja e Dytë” – ishin në gjendje me rekrutu mbi 100.000 vetat e premtuar. Mbështetja për rekrutimin për “Skënderbeun”, i cili do të mbulonte vetëm një pjesë të vogël të burrave të aftë për me luftu në Kosovë, nisi me fillimin e formimit të një ushtrie shqiptare nga Hitleri. Kur Pejani pa se kërkesat e bëra nuk u plotësuan, kontigjenti prej 10 mijë vetash për “Skënderbeun” i premtuar më 1 maj 1944 nuk u realizu.
Neubacheri, në cilësinë e përfaqësuesit special për juglindjen, më në fund arriti me rrëzu Pejanin, të cilin e cilësoi si “të çmendur”. Elsie vlerëson se 40,000 serbë dhe malazezë u dëbuan nga Kosova vetëm gjatë mandatit të tij. Deva, i cili gjoja i premtoi Neubacher-it se do t’i jepte fund dëbimeve serbe, mori kryesimin e Lidhjes.”
Franziska A. Zaugg, “Albanische Muslime in der Waffen-SS von »Großalbanien« zur Division »Skanderbeg«”, 2016