Nga Leka Ndoja

Një nga virtytet e artit është aktualizimi i pandalshëm. 

Bardi i parë një Orfe – këndoi – duke zbutur egërsinë e kafshëve të egra që madje vinin e këndonin e gazmonin bashkë me të. Ai kishte parasysh një mit të muzikës universale të këngës së tillë të harmonisë së natyrës. 

Mbas Orfeut dolën bardë të tjerë, rapsodë parahomerikë dhe vetë ai kronikani më i harmonishëm që përshkroi në art një luftë reale e të ditur si mitologjike.

Ai është mediumi i parë që faktet i shikon nën prizmin artistik dhe një studiues dhe zbulues si Shlimani arrin të zbulojë pjesën e të vërtetës historike. Ai gjeti caqet gjeografikë të një qyteti, Trojës, dhe e zbuloi duke shpjeguar se narrativa e Iliadës nuk ishte krejt së krejti mitologji, këngë sa për të argëtuar bujtësit.

Një hero një andërr, këndonte ose e shpërthente nga vizioni duke e veshur me vello orientale mistike atë që quhej kënga, ai vetë këngatari, bardi, Orfeu, e së fundi Homeri, rapsodi. 

Ai shpjegonte motivin se përse do të këndonte apo do t’ia kushtonte këngën pastaj telat e harpës tetrakorde të tij tringëllinin ambël – subjekti niste të merrte formë qoftë mitologjike apo të heronjve të fiseve Greke. 

Po titujt e këngëve kush i vu? Titujt i vinte auditori që shpesh dëgonte pranë vatrës ose në nji shesh të vogël para nji tempulli si ai i Dodonës. 

Këndonte rapsodi, i kushtoheshin atij mzetën e deshinj që piqeshin ashtu me degë të thata marrë nga pylli ma i afërt dhe pastaj vinte koha e rapsodi shkonte. Pas tij mbetej memoria në ato vise e titujt e këngëve. Shpesh këto tituj mbanin në kujtesën kolektive emra herojsh e mitesh që shpërhapeshin – por vetë kënga humbiste ose imitohej dhe ndryshonte nga dita në ditë nga goja në gojë e rapsodëve dytësorë. Interpretimi i kanges dhe memories ndërthuresh.

Kështu u vendos edhe emri i Biblës pasi u titullua “Upanishada” kod i popujve asiro-babilonas që mbrujtën historinë dhe mitin. Krijimtaria e Homerit u mblodh në sh.VIII nga Perikliu dhe përmbledhja e vargjeve u thirr “Iliada”, e libri i rravgimeve të Odiseut, “Odisea”.

Titulli i një vepre identifikon apo është një ftesë që rrëfen vendin e takimit dhe personazhin apo logosin që do të ndeshim. Mbase është një mesazh i paidentifikuar që deliri i lexuesit i jep gjendje fluide – krijon abc-në e përfytyrimeve që përfundojnë në iluzione repertuale, në domethënie për shumëkënd të rrokshme. 

Titulli i veprës i shërben lexuesit si timoni i anijes ndërsa narracioni si fajkat që kaptojnë dallgët e të panjohurave të kohës: shfaqje – paraqitje – pezulli dhe ligjërimi shndërrohet në elipsë të pambarimtë apo art. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *