Mbi procesin e rileximit është me interes të veçantë pohimi i Italo Calvinos:
“- Edhe unë e ndjej nevojën e rileximit të librave që i kam lexuar tashmë, – por pas çdo rileximi, më duket sikur po e lexoj një libër të ri. Jam unë ai që ndryshoj vazhdimisht dhe shikoj gjëra të reja, të cilat nuk i kisha vënë re më parë? Apo leximi është një lloj strukture që merr formë në sajë të bashkimit të një numri të madh gjërash që ndryshojnë dhe që nuk mund të përsëritet dy herë sipas të njëjtës skemë? Çdo herë që përpiqem të përjetoj emocionin e një leximi të mëparshëm, nxjerr përshtypje të ndryshme e të papritura dhe nuk rigjej ato të mëhershmet. Ka çaste kur më duket se nga një lexim te tjetri, vërehet një lloj përparimi: në kuptimin për shembull, që arrihet të depërtohet më shumë brenda shpirtit të tekstit, ose të rritet fryma kritike ndaj tij. Në momente të tjera, përkundrazi, më duket sikur ruaj kujtimet e leximeve të të njëjtit libër, njëri pranë tjetrit, qofshin ato entuziaste, të ftohta apo armiqësore, të shpërndara në kohë pa një perspektive, pa një fill të përbashkët. Përfundimi që kam arritur është se leximi është një veprim pa ndonjë qëllim të caktuar; ose që synimi i tij i vërtetë është leximi në vetvete. Libri është një mbështetës i tij, apo madje një pretkest…” , në librin Nëse një natë dimri një udhëtar, që përfaqëson përcaktimin me unik të gjendjes së pashmangshme të rileximit.
Publikoi: Behar Gjoka