Nga Arilda Lleshi

1. U thamë jo fondeve europiane dhe bëmë koncesion 

Aksi Thumanë-Kashar është pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian. Ky korridor është me interes strategjik për Bashkimin Europian, sepse lidh Triesten në Itali me Stambollin, që BE donte ta lidhte me tutje me Korridorin Mesdhetar që fillon në Spanjë. Bashkimi Europian do ta financonte vetë këtë projekt, por qeveria jonë vendosi ta bënte me koncesion 35 vjeçar. Para se studimi i fizibilitetit nga disa kompani të huaja të mbaronte, qeveria ja kishte dhënë koncesionin Gener 2 pas një oferte të pakërkuar nga kompania. 

2. Kostot ulërasin vjedhje (21 km rrugë për 1.6 miliard euro me fitim të garantuar nga shteti)

Sipas studimit të fizibilitetit, ky aks prej 21 km kushtonte 155 milion euro. Kompania e realizoi për 271 milion euro, 116 milion euro më shumë. Pra 13 milion euro kilometri. Së fundmi, në Kosovë u inagurua një rrugë 42 km për 7.9 milion euro. Por në fakt ne do paguajmë 1.6 miliard euro për këtë rrugë për 35 vite. Çdo herë që e përshkojmë 250 lekë. Sipas analizës së Monitor, nga 59 rrugë me pagesë në Europë, aksi Thumanë-Kashar është i katërti më i shtrenjti ose më i shtrenjti nëse marrim parasysh standartin e jetesës. Sipas një studimi fizibiliteti, nëse kostoja e tarifave të traut e kalon 0.035 euro/km, ajo cënon jetesën e qytetarëve. Tarifa e aksit është 0.12 euro/km. Në rast se kompania nuk i realizon fitimet, qeveria shqiptare, ka vendosur mënjanë një garanci prej 23 milion eurosh për t’i kompensuar humbjet kompanisë. 

3. 0 konsideratë për komunitetin

Kur rruga sapo kishte nisur, në televizion dilnin shpesh banorët e Bërxullës. Kryeplaku, z. Muharrem Koni, që e kishte ndjekur këtë çeshtje që në fillim akuzonte se projekti ishte devijuar për në Bërxullë që të mos prekeshin tokat e disa njerëzve të rëndësishëm nga ana e universitetit Epoka. Ata ankoheshin se zona do të menjanohej totalisht dhe minimalisht kërkonin që pronat e tyre të dëmshpërbleheshin me çmimin e tregut, jo me çmimin qesharak 448 lekë/m2 që ju kishin ofruar. Pasi autostrada përfundoi, banorët e fshatrave përreth u ngritën në protesta (që për shumë kohë nuk i dhanë as mediat) për të kërkuar dalje nga autostrada, pasi nuk i kishin marrë fare po fare në konsideratë jetët e këtyre njerëzve. Z. Koni me të drejtë thonte: E kanë bërë projektin në studio italiane me google, nuk ja kanë idenë se jeton njeri këtu. 

4. Kostot nuk reflektohen në cilësi 

Rruga mban ujë. Në kohë me shi, duhet të mbash një shpejtësi të ulët, ndryshe makina devijon. Aksi i vjetër Milot-Fushë Krujë nuk e ka këtë problem. Janë krijuar disa pragje pasi rruga është hapur për qarkullim pa u ngjeshur mirë asfalti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *