Et’hem Haxhiademi
“Ati i tragjedisë shqiptare” (siç e cilëson Lasgush Poradeci), në intervistën “Gjuha letrare: të preferohet dialekti i Elbasanit”, ndër të tjera thotë:
“Nëse veriu ka nxjerrë Budin dhe Bogdanin, Elbasani ka qitur Dhaskal Todhrin.
Në kohërat e afërta, para se të mblidhej Kongresi i Stambollit dhe para se të dilnin shkrimtarët toskë, Elbasani ka pasur Kristoforidhin dhe, në kohërat tona, Aleksandër Xhuvanin.

Elbasani ka qenë qendër me rëndësi e lëvrimit të gjuhës shqipe që nga kohërat e vjetra, dhe ky aktivitet është shfaqur me mjete efikase: me klube, me fletore (gazeta), me revista, me libra. Ky punim i vazhdueshëm ka formuar një traditë të fortë dhe të çmuar.”
“Dialekti i Elbasanit është bashkimi natyral i dy dialekteve të mëdhenj: toskërishtes dhe gegnishtes. Në pikëpamje morfologjike, dialekti i Elbasanit është toskërisht dhe, në pikëpamje fonetike, është gegnisht.”
(Gazeta Tomorri, nr. 141, Tiranë, e shtunë, 3 gusht 1940, f. 3)
Publikoi: Shefqet Deliallisi