Sistemi shëndetësor shqiptar, prej dekadash tashmë vijon të trashëgojë një seri problematikash. Të shumta kanë qenë anomalitë e theksuara nga vëzhgimet e brendshme të ofruara nga mjekë shqiptarë si pjesë organike e sistemit, por problematikat e sistemit tonë shëndetësor kanë tërhequr dhe vëmendjen e shqiptarëve të Diasporës që operojnë në fushën e mjekësisë.

Kumti.net kontaktoi me doktor Mehmet Alioglu, një doktor shqiptar i lindur dhe rritur në Turqi. Doktor Alioglu ka një përvojë të rëndësishme menaxheriale në sistemin e shëndëtësisë turke.

Doktor Alioglu sqaroi se ka patur mundësinë të vizitojë disa spitale në Shqipëri ku ka konstatuar një serë problematikash. Ai sqaron se ka parë spitale me mangësi të theksuara në pajisje, por me mjekë të përgatitut të cilët meritojnë të punojnë në të tjera kushte.

“Duhet të theksoj se gjatë vizitave të mia në spitalet shtetërore të Tiranës, Shkodrës dhe Beratit, sistemi shëndetësor nuk ishte plotësisht i zhvilluar në atë mënyrë që i përshtatet vendit. Megjithatë, kur u takova me doktorët, njoha njerëz akademikë që kanë bërë përparim në fushën e tyre dhe po punojnë për të qenë të suksesshëm. Problemi kryesor ishte se këta mjekë punonin në një infrastrukturë të dobët përsa i përket pajisjeve teknike. Ky ishte një nga faktorët që pengonte vllnetin e tyre për të punuar dhe për të pasur sukses. Numri i pamjaftueshëm i mjekëve për të trajtuar pacientët me trajtim të rëndë bën që pacientët të drejtohen në klinika private”- thekson Alioglu.

Mjeku me prejardhje shqiptare e vijon analizën e tij duke shtuar se janë pikërisht këto mangësi të sistemit shqiptar ato që i detyurojnë pacientët shqiptarë të drejtohen për shërbime jashtë vendit.

“Kjo situatë bën që pacientët të preferojnë të drejtohen edhe jashtë vendit për trajtim. Vendet më të preferuara nga pacientët janë; Italia, Greqia dhe Turqia. Arsyet pse pacientët zgjedhin këto vende janë afërsia gjeografike, çmimet dhe cilësia për sa i përket shërbimit mjekësor. Në këtë drejtim, shumë njerëz janë të privuar, si marrja e shërbimeve speciale apo trajtimi jashtë vendit.” – vijoi ai.

Si njohës i mirë në fushën e menaxhimit spitalor, doktor Alioglu zgjidhjen për rritjen e cilësisë së shërbimeve në mjekësinë shqiptare e sheh vetëm në nevojën e të paturit vullnet politik për të ndërmarrë reformat të mirëfillta të cilat do i jepnin pacienttëve shqiptarë mundësinë e të paturit shqërbime cilësore brënda vendit të tyre. Këto reforma sipas tij do të shërbenin për të frenuar dhe ikjen e trurit shqiptar drejt vendeve të tjera.

“Gjithçka që duhet bërë është që vullneti politik i vendit të ndjekë një politikë më të ndjeshme në shëndetësi dhe të jetë i hapur ndaj reformave në këtë drejtim, duke synuar ofrimin e shërbimeve shëndetësore, si një nga të drejtat themelore të njerëzve. Ky shërbim për publikun duhet ofruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Një çështje tjetër është parandalimi i ikjes së trurit. Mjekë të suksesshëm shqiptarë i shohim në vendet evropiane si Gjermania dhe Turqia. Është e nevojshme të sigurohet që mjekë të tillë të ofrojnë shërbime brenda vendit dhe t’u jepet mbështetja e nevojshme.” – përfundoi doktor Alioglu.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *