Nga Genci Hoti

Fjala bëhet për Luftën e Dytë Botërore të zhvilluar në territorin e shtetit shqiptar (1939-1945), ku komunistët shqiptarë kanë ngritur një ndërtesë propagandistike gjigante prej 80 vjetësh, me pretendimin se ata kanë qenë aktorët më kryesorë në atë luftë.

Përplasja e letërsisë së shkruar në epokën komuniste, nga këta të fundit, që gjithmonë janë kontradiktore mes vete, me letërsinë e shkruar nga ata që u konsideruan pushtues, jo vetëm që e përmbys gjithçka të shkruar, por na jep një panoramë jashtëzakonisht më ndryshe, me aktorë të tjerë dhe përfundime të kundërta. Ky duhet konsideruar problemi më themelor i historisë së shek. XX në Shqipërinë komuniste.

Për komunistët shqiptarë të pas ’45-s ka qenë problem serioz justifikimi politik i periudhës 7 prill 1939 – 6 janar 1946, kohë në të cilën ata kishin ekzistuar vetëm në embrion, me përmasa krejt të tjera. Marifeti i përdorur në këtë rast është i lidhur me dy veprime:

1 – përvetësimin e aktivitetit të forcave politike që e realizuan praktikisht atë luftë. Të paktën në një vepër pseudokomuniste, thellësisht manipulatore, kjo thuhet hapur. Në këtë rast kam parasysh autorin Muharrem Xhafa dhe veprën e tij Nderime të përjetshme LANÇ-it, Tiranë 2019, fq. 5, ku citohet Enver Hoxha, pa e thënë se nga çfarë materiali e ka marrë ai këtë frazë të udhëheqësit të vet. Në këtë rast duhet zbuluar më së pari procesi i pushtimit dhe pastaj rëndësia e çlirimit dhe kush e realizoi këtë.

Të paktën autorët e mëposhtëm pranojnë pjesëmarrjen e partizanëve komunistë shqiptarë përgjatë Luftës së Dytë Botërore brenda periudhës 1939-1945 dhe ekzistencën e qeverisë shqiptare nën termin “kuisling”:

• Arben Muka, Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore (shtator 1943 – nëntor 1944), Tiranë, 2011.
• Adil Kaloshi, Bytyci – monografi, Tiranë, 2004.
• Arqile Berxholi, Kellezi: legjende, këngë, trimëri, Tiranë, 2006.
• Amik Kasoruho, Një ankth gjysmë-shekullor; Shqipëria e Enver Hoxhës, Çabej, 1996.
• Agim Musta, Dëshmoj për të vërtetën, Sarandë, 2004.
• Aristotel Spiro Mehilli, Piqerasi, vështrim historiko-kulturor, Tiranë, 2013.
• Albert Shala, “ZP” – 18, 17 apo 16 kryeredaktore, Tiranë, 2008.
• Avni Alcani, Librazhdi, Tiranë, 2008.
• Bajram N. Bajraktari, Vija politike e Muharrem Bajraktarit, Tiranë, 2018.
• Bako Dervishaj, Shënime. Masakrat e pushtuesve në Shqipëri dhe disa vlerësime politike, Tiranë, 2005.
• Blendi Fevziu, Tirana e Nonës, Tiranë, 2019.
• Drejtoria e Arkivave Shtetërore të RPSH, Dokumenta e Materiale Historike nga Lufta e Popullit Shqiptar për Liri e Demokraci 1917–1941, Tiranë, 1959.
• Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Politika antikombëtare e Enver Hoxhës. Pleniumi i 2-të i KQ të PKSH, Berat, 23–27 nëntor 1944, Tiranë, 1996.
• Dalan Memushi, Ditët kur luftova, Tiranë, 2006.
• Donika Omari, Bahri Omari: jeta dhe veprimtaria, Tiranë, 2015.
• Enver Lepenica, Eliminimi i grupit komunist “Zjarri”, Tiranë, 2020.
• Erald Kapri, Sekretet e luftës; Shqipëria tjetër në dokumentet britanike, Tiranë, 2017.
• Fatosh Voshtima, Kujtimet e mia, nga studimet 1936–1958, Tiranë, 2016.
• Ferit Keputa, Matjanët në Luftën e Dytë Botërore, Tiranë, 2007.
• Fatos Mehdi Daci, Historia e arsimit në Dibër, Tiranë, 2010.
• Grup autorësh, 700 ditë. Rrugë e lavdishme luftarake. Historiku i Brigadës III Sulmuese, Tiranë, 2004.
• Grup autorësh, Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore (përmbledhje studimesh), Prishtinë, 2014.
• Grup autorësh, Brigadë e lindur në stuhi, Tiranë, 1973.
• Grup autorësh, Rruga luftarake e Brigadës V Sulmuese, Tiranë, 1968.
• Gezim H. Juka, Shteti shqiptar dhe Shkodra 1912–2012, Shkodër, 2012.
• Grup autorësh, Shpresë për popullin, tmerr për armikun: mbi jetën dhe luftën e Brigadës I Sulmuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, botim i dytë, Tiranë, 1977.
• Gjete Ndoi, Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës II Botërore (1939–1944), Tiranë, 2023.
• Gjergj Titani, Proletar Hasani: Personalitete ushtarake shqiptare në vitet 1912–dhjetor 1997 (vëllimi i parë), Tiranë, 1997.
• Gjergj Titani, Lufta Italo–Greke, Tiranë, 2011.
• Hasan Dosti, Një jetë për çështjen shqiptare, BOTART, 2008.
• Hysni Daja, Për brigadën e shtatë sulmuese (kështu ka ndodhur), Tiranë, 2000.
• H. Gonxhja, I. Gogaj, Sh. Bumçi, Ndihmesa e ish-nxënësve dhe mësuesve të shkollës Teknike të Tiranës për zhvillimin e vendit dhe në luftën për çlirim e demokraci (1921–1956), Tiranë, 2006.
• I.S.M.L., Historia e PPSH, bot. i parë, Tiranë, 1968.
• I.S.M.L., Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, vëll. 1, Tiranë, 1975.
• I.S.M.L., Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, vëll. 1, 3, Tiranë, 1984.
• Ibrahim D. Hoxha, Kështu luftuam ne. Në ndihmë të vëllezërve dhe të besëlidhurve, Tiranë, 1995.
• Kol Bibë Mirakaj, Vetvrasja e një kombi, Shkodër, 2014.
• Koço Danaj, 50 vjet histori e pahumbur, Zvicër, 1995.
• Kristaq Misha, “Neo-fashistët grekë çpifin dhe provojnë” (citata), Tiranë, 1946.
• Kristaq Misha, Lëvizja punëtore në Shqipëri, Tiranë, 1970.
• Kristo Frashëri, Mbi historinë e Ballit Kombëtar, Tiranë, 2012.
• Kristo Frashëri, Shqipëria në Konferencën e Paqes, Paris 1946, Tiranë, 2015.
• Kristo Frashëri, Kongresi i Përmetit (24–28 maj 1944), Tiranë, 2015.
• Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, Dossier (Dokumenta që vërtetojnë lidhjet dhe bashkëpunimin e pushtetit kuisling si dhe të “Ballit Kombëtar” e “Legalitetit” me pushtuesit nazifashiste gjatë LANÇ-it të popullit shqiptar / 1939–1944), Tiranë, 2006.
• Leonora Laçi, Veprimtaria e kolonel Xhemal Laçit (1912–1994) përmes dokumentave dhe kujtimeve, 2M PRINTING, 2016.
• Leonora Laçi, Emigracioni politik shqiptar në vitet 1944–1955, Shkodër, 2015.
• Luan Doda, Partia Komuniste Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, nëntor 1941–nëntor 1944: rrënjet e diktaturës komuniste në Shqipëri, Tiranë, 2020.
• Luan Zelka, Shtypi shqiptar gjatë Luftës II Botërore 1939–1944, Tiranë, 2003.
• Ministria e Mbrojtjes, Dëshmorët e Atdheut, Tiranë, 2012.
• Mihallaq Konda, Kushtrimi i lirisë / 1942–1944, Tiranë, 2024.
• Muharrem Xhafa, Nderime të përjetshme të LANÇ-it, Tiranë, 2019.
• Muharrem Xhafa, Kur tradhtohej socializmi, Tiranë, 2010.
• Muharrem Dezhgiu, Anastas Lula, disidenti i parë në P.K.SH., Tiranë, 2004.
• Muharrem Dezhgiu, Shqipëria nën pushtimin italian (1939–1943), Tiranë, 2005.
• Mehill Doci, Mirdita gjatë periudhës së LANÇ-it dhe të konsolidimit, Tiranë, 2001.
• Mehill Elezi, Në gjurmë të historisë së Matit, Tiranë, 2005.
• Meno Dedaj, Emigracioni shqiptar në SHBA 1880–1955, Tiranë, 2008.
• Muharrem Xhufi, Mbi historikun e Progonatit, Tiranë, 1995.
• Meri Lalaj, Instituti Femnor “Nana Mbretëreshe”, pa vit botimi, ISBN 978-99943-51-90-9.
• Ndreçi Plasari, Luan Maltezi, Enver Hoxha dhe katër ditët e Beratit 23–27 nëntor 1944. Pleniumi i 2-të i KQ të PKSH, Berat, 23–27 nëntor 1944, Shtëpia Botuese 55, pa vit botimi (para 23.12.2007).
• Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, përkthim nga Korab Hoxha dhe Fatmir Mborja, Tiranë, 2004.
• Nuri Dragoj, Arsimi në Përmet 1912–1944, vëll. 1, Tiranë, 2015.
• Nimet Ymeri, Nga Peza në Veshigrad…(Brigada e 22), Tiranë, 2000.
• Petrit Zeneli, Shtylla e Korçës. Histori e fshatit, familjeve dhe personaliteteve të saj (1873–2013), Geer, 2013.
• Prenk Gruda, Ditari i një zemre të lënduar 1937–1975, botim i dytë i plotësuar, vëll. I, Tiranë, 1995.
• Prenk Gruda, Ditari i një zemre të lënduar 1937–1975, vëll. II, Tiranë, 1997.
• Pipi Mitrojorgji, “Përrallat” e Abaz Ermenjit, Tiranë, 1997.
• Romeo Gurakuqi, Shqipëria dhe tokat e lirueme 1939–1946, Tiranë, 2018.
• Resul Bedo, Grusht çelik: brigada e gjashtë, 1973.
• Resul Bedo, Çlirimi i Shkodrës, Tiranë, 1997.
• Roland Qafoku, 100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar (në të gjithë trojet shqiptare) 1912–2017 (në 105-vjetorin e Pavarësisë), Tiranë, 2017.
• Sali Onuzi, Data e çlirimit 29 nëntor 1944, Tiranë, 2005.
• Stilian Adhami, Vite që bënë epokë. Kujtime dhe shkrime për LANÇ, Tiranë, 2003.
• Spiro Vasil Mehilli, Tirana 1920–1944, Tiranë, 2014.
• Shahin Leka, Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH 1943–1945, Tiranë, 1998.
• Shyqyri Ballvora, Zhvillimet politike në periudhën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare – 7 prill 1939–29 nëntor 1944, DITURIA, 2004.
• Shahin Ruka, Kadri Dingu: Tirana e aksioneve dhe barrikadave (1939–1944), Tiranë, 2003.
• Tafil Boletini, Përballë sfidave të kohës. Kujtime 2 (1916–1963), Tetovë, 1996.
• Teodor Kareco, Skandal me librin: “Historia e Popullit Shqiptar”, Tiranë, 2010.
• Uran Butka, Safet Butka, Tiranë, 2003.
• Uran Butka, Shans i bashkimit, peng i tradhtisë, bot. i dytë, Tiranë, 2007.
• Uran Butka, Lufta civile në Shqipëri 1943–1945, Tiranë, 2006.
• Vasfi Baruti, Interesantja Ramize Gjebrea, Nega Totum – asgjë e vërtetë, Tiranë, 2009.
• Xhemil Frashëri, Lufta e armatosur e Popullit Shqiptar: thelbi, përmasat, vlerat dhe arritjet e saj (7 prill – 29 nëntor 1944), vëllimi i tretë, Tiranë, 2007 (vepër në shtatë vëllime).
• Xhelal Gjecovi, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nëntor 1941–nëntor 1944, Tiranë, 1986.
• Zyra e Informacionit e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ngjarjet e muajit. Një parakalim fytyrash të Kombeve të Bashkuara, vëll. 1 – Nr. 1.
• Zef Doda, Mbi Nikaj–Mërturin, shkruar më 1969, e pabotuar, por e lënë të daktilografuar.
• Zef Gjeta, Dukagjini, Tiranë, 2008.
• Zeno Jahaj, Agron Berdaj, Përtej shtrembërimeve… (Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e Popullit Shqiptar), Tiranë, 2021.

2 – Spostimin e kohëekzistencës së subjektit politik të tyre sa më afër datës 7 prill 1939 (kalimi i datës 22/23 mars 1943, si datë reale e themelimit të PKSH-së, me 8 nëntor 1941, përbën thelbin e spostimit të kohëekzistencës që në agimet më të para të pushtetit komunist në Shqipëri). Shqiptarët nuk kanë se si ta dinë ndryshe këtë fakt, edhe pse pas vitit 1992 njëri ndër krijuesit e PKSH-së e thotë hapur se ky themelim ka ndodhur më 22/23 mars 1943. Në këtë rast kam parasysh veprën e Reginald Hibbert, Fitorja e hidhur, Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë, Tiranë 1993; me përkthim nga Xhevat Lloshi, fq. 334, ku shkruhet:

“Anëtarët e Komitetit Qendror ishin ata që ishin zgjedhur në Konferencën themeluese të PKSH-së në Labinot në mars 1943.”

Fakti që këtë vepër e ribotuan në vitin 2014, duke i ndryshuar pikërisht këtë frazë në atë faqe (fq. 376), ku thuhet e transformuar:

“Anëtarët e Komitetit Qendror ishin ata që ishin zgjedhur në Konferencën themelore të PKSH-së në Labinot në mars 1943”;

është treguesi, ndoshta më kryesor, i tendencës së shkollës komuniste për ta afruar datën e krijimit të PKSH-së sa më pranë 7 prillit 1939. Këtij problemi i pata kushtuar një artikull më vete me titull: 84 – Fitorja e hidhur e përkthyesit, 25.05.2015, të publikuar te faqja genckhoti.com.

Fraza e “mallkuar”, sipas origjinalit të vitit 1991 (fq. 219), kishte këtë përmbajtje:

“The members of the Central Committee were those who had been elected to it at the CPA’s foundation conference at Labinot in March 1943.”

(Ky libër më erdhi si dhuratë nga Kanadaja, prej mikut tim Lec Harapi, pikërisht për artikullin nr. 84 më 2015.)

Ndërsa autorët e mëposhtëm përforcojnë idenë që luftën kundër ushtrisë naziste e kryen forca të tjera:


• Andrea Di Nicola, Ngritja dhe renia e Partise Fashiste Shqiptare 1939-1943 , Botart 2013.
• Arben P. Llalla, Kolaboracioni dhe genocidi ne Çameri 1944-1945. E verteta e bashkepunimit te çameve me gjermanet , Tirane 2017.
• Bruno Brunetti, Da oppressori a combattenti per la liberta (Nga shtypes ne luftetare te lirise), Lucca, estate 1989.
• Bejtullah Destani, Ethem Ceku, Shenime per Shqiperine – Dokumenta historike italiane nga Arkivi shteteror italian Prill-Korrik 1943 , Tirane 2015.
• Kol. Deivid Smaili, Me detyre ne Shqiperi , Tirane 1993.
• Gjeneral Davies, Aventura ilire. Historia e Misionit Ushtarak Britanik ne Shqiperine e pushtuar nga armiku 1943-1944 , PAKTI Tirane 2006.
• Françesko Jakomoni, Politika e Italisë në Shqipëri , Tiranë 2005.
• Francesko Jakomoni, Gjysma ime shqiptare, ORA 2005.
• Federico Eichberg, Shiriti i liktorit dhe shqiponja e Skenderbeut. Italia dhe Shqiperia 1939-1945 , Tirane 2008.
• Franko Benanti, Lufta ime me e gjate, Shqiperi 1943-1948 , Tirane 2012.
• Gian Carlo Fusco, Lufta ne Shqiperi , Tirane 2008.
• Johanna Jutta Neumann (Gerechter), Ne saje te Shqiperise rrefime per vete , Tirane 2008.
• Kol Bib Mirakaj, Vetvrasja e nje Kombi , Shkoder 2014.
• Luka Mikeleta, “Shqiperia e Madhe”, Kosova, Italia dhe shperberja e Jugosllavise 1939-1941 , Tirane 2021.
• Lazer Radi, Rrefim per Dinejt e Dibres , Tirane 1994.
• Massimo Coltrinari, Qendresa e ushtarakeve italiane ne Shqiperi pas dates 8 shtator 1943 (pa vit botimi, por pas 2000 dhe perpara 22 janarit 2015).
• Nikoll Melyshi, “Ngjarje Historike”, te ndime, te pame e te jetueme , Tirane 2004.
• Peter Lucas, Misioni amerikan ne Shqiperi, operacionet sekrete te Osss-it dhe bashkepunimi me Partizanet komuniste gjate Luftes se Dyte Boterore , Tirane 2008.
• Petrit Palushi, Masaker komuniste ne Buzemadhe , Tirane 1996.
• Panajot Plaku, Dhuna ndaj revolucionit shqiptar , Tirane 2008.
• Piero Crociani, Shqiptaret ne forcat e armatosura italiane (1939-1943) , Tirane 2005.
• Roderick Bailey, Lufta e fshehte ne Shqiperi. Nje histori e misioneve britanike 1940-1945 , Tirane 2019.
• Shefqet Hoxha, Muharrem Bajraktari gjate pushtimit italian (1939-shtator 1943) , Tirane 2001.
• Gjeneral Vincenzo Muricchio, Shqipëria: Mision dhe arrest , Tiranë 2018.
• William Tilman, Julian Amery, Peter Kemp, Kujtime qe nuk shlyen kurre. Tre oficiere angleze gjate luftes ne Shqiperi dhe ne Kosove, Tirane 1997.
• ––, Ditet e fundit te Duces, Berat 2002.
• Xhevat Kallajxhi, Larg Atdheut , Tirane 2020.
• Xhiani Granxoto, Vjosa ime e dashur , Tirane 2005.
• Xhelal Staravecka, Perpara gjyqit te historise. Kujtime historike: 1912-1966 , Tirane 2012.

Unë i dhashë rëndësi pikës së parë, pasi në brendësi të saj ndodheshin një mori ngjarjesh të panumërta që ishin pak të vështira të zbërtheheshin, por njëra prej tyre favorizohej në nxjerrjen e së vërtetës në mënyrën më të plotë të mundshme, në saje të punës që kishin bërë pjesëmarrësit e saj. Fjala bëhet për formacionin luftarak italian, që neve na e kanë mësuar në arsimin e detyrueshëm si “Batalioni partizan Antonio Gramshi”, i përbërë nga dezertorët italianë të ushtrisë fashiste, të instaluar në brendësi të Brigadës së I-rë shqiptare.

Çudia qëndronte në trajtimin diferencues të këtij subjekti nëpër enciklopeditë shqiptare të viteve 1985 dhe 2008. Sipas tyre kemi këtë informacion:

Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar – Tiranë 1985, për këtë subjekt shkruhet:

“Batalioni partizan ‘Antonio Gramshi’. Formacion partizan i UNÇSH-së i krijuar më 10.10.1943 me ushtarët italianë që, pas kapitullimit të Italisë fashiste, duke iu përgjigjur thirrjes së PKSH-së dhe Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH-së, u hodhën vullnetarisht në luftë me armë kundër nazistëve gjermanë. Batalioni u pagëzua me emrin e themeluesit të Partisë Komuniste Italiane, Antonio Gramshi. Kishte 170 luftëtarë antifashistë. Nga radhët e ushtarëve të thjeshtë u zgjodhën drejtuesit dhe komandanti Tercilio Kardinali, anëtar i PKSH-së, i cili më 8.7.1944 ra dëshmor në Çerenecin e Sipërm të Dibrës. B. P. ‘Antonio Gramshi’ u rreshtua në Br. I S të UNÇSH (shih) dhe luftoi deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë krah për krah partizanëve shqiptarë në Berat, Skrapar (po kjo enciklopedi informon shqiptarët se kryeqendra e Skraparit, Çorovoda, është çliruar më 5.9.1942 si qendra e parë administrative e Shqipërisë, kur Batalioni ‘Antonio Gramshi’ ishte formuar një vit më vonë, GH), Mallakastër, Tomoricë, Gorë, Opar, Mokër, Dumre, Sulovë, Çermenikë, Dibër, Mat, Krujë e Tiranë. Në luftime dhanë jetën 15 partizanë e kuadro. / Në radhët e Ushtrisë NÇSH bënë pjesë edhe italianë të tjerë, të cilët me armë në dorë luftuan kundër fashizmit. Disa prej tyre u pranuan edhe në radhët e PKSH-së. Nën kujdesin e Komandës së Përgjithshme të UNÇSH-së, në maj të vitit 1945 ata u kthyen në Itali. (Dh. J.).”

Sipas kësaj enciklopedie, Batalioni “Antonio Gramshi” ka këto karakteristika historike:

1 – Është formuar më 10.10.1943.

2 – Ka pasur 170 luftëtarë italianë.

3 – Komandant i saj ka qenë Tercilio Kardinali.

4 – U rreshtua në gjirin e Brigadës së I S të ushtrisë shqiptare.

5 – Nga radhët e Batalionit “Antonio Gramshi” dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë 15 luftëtarë italianë.

6 – Në maj 1945 partizanët italianë të inkuadruar në radhët e UNÇSH-së, ku nënkuptohen edhe ata të Batalionit “Antonio Gramshi”, u kthyen në Itali.

Ndërsa te Fjalori Enciklopedik Shqiptar, vëll. 1, Tiranë 2008, për këtë subjekt shkruhet:

“Batalioni Partizan ‘Antonio Gramshi’. Formacion partizan i UNÇSh (shih), i përbërë nga ish-ushtarë antifashistë italianë, të cilët pas kapitullimit të Italisë fashiste (8 shtator 1943) iu përgjigjën thirrjes së Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSh-së për luftën kundër nazistëve gjermanë. U formua më 10 tetor 1943 dhe u rreshtua në përbërje të Brigadës I S (shih). Në krijim kishte 170 veta, por më pas u rrit deri në 300 veta. Kuadrot drejtuese u zgjodhën nga vetë efektivi; komandant ishte nëntoger-i degraduar për pikëpamjet antifashiste T. Kardinali (shih), dhe komisar politik Leo Dalpone (dëshmor). B. P. ‘Antonio Gramshi’ mori pjesë në luftë deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Luftoi në Berat, Skrapar (edhe kjo enciklopedi informon shqiptarët se kryeqendra e Skraparit, Çorovoda, është çliruar më 5.9.1942 si qendra e parë administrative e Shqipërisë, kur Batalioni ‘Antonio Gramshi’ ishte formuar një vit më vonë; akoma më tej, ne do të shohim që lista e luftëtarëve italianë të rënë për Shqipërinë përmbledh edhe krahinën e Skraparit më 1943, kur nuk ka pasur fashistë italianë, GH), Mallakastër, Tomorricë, Gorë, Opar, Mokër, Dumre, Sulovë, Çermenikë, Dibër, Mat, Krujë e Tiranë. Në luftë dhanë jetën shumë partizanë dhe kuadro të tij. Batalioni është dekoruar me Urdhrin ‘Ylli Partizan’ i klasit I; luftëtarëve të tij u janë dhënë 50 urdhra dhe medalje të ndryshme. / Në radhët e reparteve dhe njësive të UNÇSh-së u rreshtuan dhe luftuan deri në fund për fitoren mbi fashizmin edhe shumë ish-ushtarë antifashistë italianë. Pas çlirimit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, ata u grumbulluan dhe formuan në fillim Brigadën, e më pas Divizionin ‘Antonio Gramshi’, me mbi 1500 veta. Në maj të vitit 1945 partizanët italianë u përcollën për në atdhe me nderimet përkatëse nga autoritetet shqiptare.”

Dhori Jorgji

Sipas kësaj enciklopedie, batalioni partizan “Antonio Gramshi” ka këto karakteristika historike:

1 – Është formuar më 10.10.1943.

2 – Ka pasur fillimisht 170 luftëtarë italianë, por më pas u shtua deri në 300 veta. Pas çlirimit të gjithë Shqipërisë, dmth. pas 25 nëntorit 1944, italianët u grumbulluan dhe formuan në fillim Brigadën e më pas Divizionin “Antonio Gramshi” me mbi 1500 veta.

3 – Komandant i saj ka qenë Tercilio Kardinali, ndërsa komisar politik Leo Dalpone (dëshmor).

4 – U rreshtua në gjirin e Brigadës së I S të ushtrisë shqiptare.

5 – Në maj 1945 partizanët italianë të inkuadruar në radhët e UNÇSH-së, ku nënkuptohen edhe ata të Batalionit “Antonio Gramshi”, u kthyen në Itali.

Në këtë mënyrë, lexuesit shqiptarë u jepet mundësia të bëjnë krahasimet përkatëse midis dy informacioneve të dhëna nga dy enciklopeditë e vetme shqiptare mbi këtë problem, me diferencë kohore prej 23 vitesh.

E keqja e kësaj pune nuk qëndron te fakti pse dy enciklopeditë shqiptare nuk përputhen midis tyre, edhe pse janë shkruar nga i njëjti autor, por te pyetja se cila është e vërteta hapësinore e formacionit partizan italian me emrin “Antonio Gramshi”, që ka luftuar në Shqipëri në vitet 1943–1945?

Enigma zmadhohet edhe më shumë kur konstatojmë se pas vitit 1992, në Shqipëri filloi të lulëzojë literatura politike mbi problemet e luftës së viteve 1939–1945, por formacioni italian “Antonio Gramshi” nuk përmendet askund, edhe pse në një punim bëhet fjalë për një partizane italiane që e përfshiu veten në formacionet partizane shqiptare (për këtë shih Dalan Memushi, Ditët kur luftova, Tiranë 2006, fq. 263).

Pyetja më elementare që bëhet në këtë rast është: pse heshtet nga ana e atyre që pretendojnë se kanë luftuar kundër nazizmit gjerman për bashkëluftëtarët internacionalistë italianë? Në këtë rast, cila është ana negative e problemit: ajo që shkruhet nëpër fjalorët enciklopedikë shqiptarë apo heshtja e luftëtarëve pretendues?

Ndërsa në një punim tjetër mbi këtë temë, tepër voluminoz, formacioni italian “Antonio Gramshi” as që përmendet fare, edhe pse përmenden marrëdhëniet me misionet ushtarake britanike dhe ato aleate (për këtë shih: Prof. Dr. Shyqyri Ballvora, Zhvillimet politike në periudhën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare – 7 prill 1939–29 nëntor 1944, DITURIA 2004, pjesa e dytë, kreu VII, fq. 281–299 dhe pjesa e tretë, kreu VII, fq. 534–589).

E njëjta situatë është edhe në gazetën e pretenduar si e kohës Kushtrimi i lirisë / 1942–1944, me autor Mihallaq Konda, Tiranë 2024, ku flitet për ngjarje partizane të atyre viteve. Nga faqja 459 deri në faqen 510 bëhet fjalë për ngjarje midis datave 3 tetor 1943 deri në nëntor 1943, ku duhet të përfshihej lindja dhe aktiviteti fillestar i formacionit “Antonio Gramshi”, por nuk ka asnjë informacion konkret. Përse periudha në fjalë fillon me artikullin “Kundër okupatorit” (fq. 459) dhe mbaron me artikullin “Kriminelët” (fq. 509) mbetet e paqartë.

Interesant është fakti që ka pasur autorë shqiptarë që kanë pranuar një mundësi bashkëpunimi midis LANÇ-it në qarkun e Korçës dhe Komandës së Divizionit Italian “Arezzo”, por pa rezultat (për këtë shih: Xhemil Frashëri, Lufta e armatosur e Popullit Shqiptar, thelbi, përmasat, vlerat dhe arritjet e saj [7 prill – 29 nëntor 1944], vëllimi i tretë, Tiranë 2007, fq. 351–360; një vepër prej shtatë vëllimesh).

Pranohet që më 18 tetor 1943, komunikata e LNÇ-së së Korçës jep njoftimin se 35 ushtarë italianë dhe dy nëntogerë italianë u arratisën nga postblloku i Mborjes më 17 tetor 1943 dhe u bashkuan me partizanët, pa i përmendur në asnjë rast luftëtarët e “Antonio Gramshit” (fq. 360).

Por vepra më kryesore që duhej të merrej me këtë problem në mënyrë tipike pa dyshim është Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar, në katër vëllime, vepër e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH, Tiranë 1984, ku vëllimi i tretë mbulonte periudhën shtator 1943 – maj 1944. Rëndësia e këtij korpusi qëndron në përcaktimin e elementit udhëheqës të asaj lufte, ku midis faqes 4 dhe 5 të vëllimit të parë jepet fotoja e Enver Hoxhës si udhëheqës i asaj lufte nën termin Komandanti i Përgjithshëm i UNÇSH-së, por edhe fshehja e aktivitetit luftarak të italianëve të organizuar në një formacion me emrin Antonio Gramshi.

Pra, po të mos kishim informacionet e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985, 2008), shqiptarët nuk do të mësonin kurrë mbi ekzistencën e informacionit luftarak italian “Antonio Gramshi” gjatë periudhës tetor 1943 – maj 1945.

Kjo të detyron t’i drejtohesh materialeve të tjera, të huaja, ku në një të tillë, me përmbajtje tjetër për tjetër mbi këtë temë, me autor Massimo Coltrinari, Qëndresa e ushtarëve italianë në Shqipëri pas datës 8 shtator 1943 (pa vit botimi, por pas 2000 dhe përpara 22 janarit 2015), ekzistojnë analiza ngjarjesh të lidhura me formacionin italian “Antonio Gramshi”.

Libri është botuar në gjuhën shqipe me autorizim nga Revista Militare, me drejtor Dr. Kol. Marco Ciampini. Përkthyes është Dr. Kol. Guri Pashaj, ndërsa redaktor Dritan Agaraj. Ky libër është botuar nga © LBN Editor, i cili në faqen e parë ka vendosur shënimin:

“Shtëpia Botuese LBN Editor falënderon Z. Indrit Mema, titullar i PAITEX SAS me seli në Prato, për kontributin e dhënë në botimin e këtij vëllimi. Indrit Mema është shquar në sektorin e industrisë tekstile, aq sa i është dhënë në Prato një çmim në kuadrin e eventit ‘Shqipëria përtej kronikës’. Përveç mbështetjes për kulturën, Z. Indrit Mema ka kontribuar edhe në fushën sociale, duke i ardhur në ndihmë banorëve të Shkodrës të goditur nga përmbytjet.”

Pra, ky botim kërkon të vendosë në vendin historik rolin e ushtarëve italianë, të larguar nga ushtria fashiste, por të inkuadruar në ushtrinë shqiptare, që dhanë jetën për lirinë e shqiptarëve, sipas një kuptimi jo dhe shumë të saktë nga pikëpamja që kanë shqiptarët për Luftën dhe Atdheun. Është i aprovuar nga Ministria e Mbrojtjes së Italisë, Komisioni për Studimin e Rezistencës së Ushtarëve Italianë jashtë, pas datës 8 shtator 1943.

Libri fillon me një parathënie të Gjeneral Alberto Zignani, prej 11 faqesh, për të cilin redaksia ka vendosur shënimin:

“Gjenerali Alberto Zignani është djali i Nënkolonel Goffredo Zignani, i cili më 8 shtator 1943 ishte me detyrën e Shefit të Zyrës së Shtabit të Ushtrisë së 9-të në Tiranë. Pas disa ditëve qëndrimi dhe kundërshtimit për veprimet e gjermanëve në Komandën e Ushtrisë, Nënkolonel Zignani largohet për të patur liri të plotë veprimi. Me shumë vështirësi mbron trupat italianë që, së bashku me partizanët shqiptarë, fillojnë veprimet armiqësore kundër gjermanëve, dhe aty merr, me propozim të komandantit, detyrën e Shefit të Shtabit dhe, më tej, detyrën e komandantit të një batalioni italian. Pas një luftimi të ashpër dhe të pafat, batalioni mbijeton por shpërbëhet. Në një tentativë ekstreme për të mbledhur të mbijetuarit, ndërsa lufta vazhdonte, kapet nga gjermanët. I ndërgjegjshëm se po sakrifikonte jetën e tij, nuk denjoi të jepte informacione lidhur me veprimet e trupave partizane. Çohet para skuadrës së pushkatimit duke mbajtur një qëndrim shumë krenar dhe duke thirrur ‘Rroftë Italia’. Në kujtim të Nënkolonelit Goffredo Zignani, Qeveria Italiane e ka nderuar me Medaljen e Artë të Shërbimit Ushtarak, ndërsa Qeveria Shqiptare me Medaljen e Artë të Shqiponjës.”

Autori ka merita që në dy faqe (tre fletë, fq. 169–171) ka dhënë informacion mbi numrin dhe organizimin e forcave rebele (nënkupton partizanët shqiptarë) sipas dy burimeve: italian dhe shqiptar. Këtë material do ta jap të plotë edhe me foto.

“Forcat ‘Rebele’”

Për të pasur një ide të përgjithshme të “forcave rebele”, në vigjilje të armëpushimit, po japim dokumentin bazë të situatës që ka dërguar Komanda e Ushtrisë së 9-të në datën 31 gusht 1943.

Gjendja, sipas kësaj komunikate, ishte si vijon:

Në Shqipërinë Veriore, gjatë kufirit me Malin e Zi gjenden dy çeta, njëra me 100 veta dhe tjetra me 150. Në lartësinë e Limit ndodhet një çetë tjetër me 90 veta;

Në Shkodër dhe përreth saj, tre çeta, njëra me rreth 1.000 veta, ndërsa dy të tjerat me nga 200 veta; Në zonën ndërmjet Kukësit dhe Pukës, dy çeta me nga 300 veta dhe e treta me 400 veta; Në Kosovë, tre çeta me 30, 100 dhe 150 veta.

Në pjesën qendrore të Shqipërisë, në veri të Tiranës, pra në drejtimin Krujë–Burrel–Peshkopi, janë tre çeta: njëra me rreth 200 veta, çeta tjetër me 300 veta, dhe njëra nuk ka numër të saktë të forcave të saj; në Dibër, dy çeta, njëra me 200 dhe tjetra me 800 veta; kurse në zonën përreth qytetit të Gostivarit janë dy çeta me një numër të qëndrueshëm që akoma nuk dihet mirë.

Në zonën e Tiranës janë shënuar gjashtë çeta, dy në sasi të panjohura dhe katër të tjera me 150, 300, 400 dhe 700 veta (në libër duhet të ketë qenë gabim shifra prej 7.000 veta, GH). Gjatë kufirit lindor dhe përreth liqenit të Ohrit rezultojnë gjashtë çeta, qëndrueshmëria numerike e të cilave nuk njihet, ndërsa të tjerat kanë 100, 150 dhe 600 veta, dhe dy të tjera kanë nga 400 veta secila.

Në Shqipërinë qendrore dhe jugore janë prezente dy formacione të mëdha: njëra në zonën e Rrogozhinës me rreth 500 veta, dhe tjetra në zonën e Gramshit me 1.000 veta. Kurse në zonën e Beratit janë tre çeta: njëra me 250 veta, të tjerat respektivisht me 1.000 dhe 1.500 veta. Në Shqipërinë jugore, në lindje të Çorovodës, një çetë me 1.500 veta, ndërsa në jug të Korçës, katër çeta me 300, 500, 600 dhe 1.200 veta.

Në pjesën veriore të luginës së lumit Vjosa vihet re një formacion me 1.000 veta, ndërsa në trekëndëshin Gjirokastër–Himarë–Vlorë ka informacion për katër formacione të mëdha me 400, 1.000, 1.000 dhe 1.200 veta. Në rrethinat e Porto Edda (Sarandë) janë prezente katër çeta me 100, 800, 900 dhe 1.000 veta.

Duke parë këtë gjendje, vihet re se lëvizja kundërshtuese ishte më konsistente në jug të Shqipërisë, ndërsa në qendër dhe në veri të vendit kemi një prezencë më të vogël. Gjithsesi, duhet të vëmë re se situata e dhënë nga Zyra “T” e Ushtrisë së 9-të duket më e lartë dhe jo e përputhshme me realitetin. Për të konfiguruar një qëndrueshmëri të më shumë se 22.000 veta të armatosura në Shqipëri, në datën 31 gusht 1943, do të nënkuptohej se, që nga nesër e deklarimit të armëpushimit italian, forcat rebele, ndonëse të ndara në komuniste, monarkiste, nacionaliste e të pavarura, do të kishin mundur të çlironin Shqipërinë prej gjermanëve që në muajin shtator 1943. Kjo situatë, përkundrazi, mund të ketë vlerë vetëm nëse konsiderohen këto si formacione të qëndrueshme rebelësh që potencialisht mund të luftonin kundër italianëve.

Është jashtë mase e vështirë, nga pikëpamja numerike, të zbulosh formacionet që veprojnë në zonat malore, kjo sidomos edhe për shkak të luftës guerrile që ato përdorin.

Në bazë të dokumentave shqiptare që posedojmë, të cilat natyrisht janë të dala nëpërmjet një shkalle të lartë propagande, jepet një kuadër i përgjithshëm i forcave që kundërshtojnë Italinë deri në vitin 1943. Partia Komuniste Shqiptare ishte baza për formacionet e rebelëve. Këto formacione, të organizuara në zonat rurale, përfshinin struktura në kompani dhe batalione: në vitet 1941–1942 kemi krijimin e pesë çetave, ndërsa nga 1 janar 1943 deri më 8 shtator 1943 krijohen 32 çeta dhe 31 batalione “partizane” nga ana e Partisë Komuniste Shqiptare.

Pothuajse të gjitha janë formacione lokale dhe nuk janë në gjendje të krijojnë një kërcënim në rreze të gjerë. Krijimi i Ushtrisë Nacionale–Çlirimtare Shqiptare (UNÇSH) fillon vetëm më 10 gusht 1943 me krijimin e një njësie elementare partizane, Brigadën e I-rë Sulmuese, e cila u krijua më 15 gusht 1943.

Brigada e Parë do të ishte e vetmja njësie në dispozicion të UNÇSH-së, e cila do të kishte vetëm tre batalione operative jo-territoriale. Duhet të kujtojmë se batalioni i IV-të i kësaj brigade ishte batalioni italian “Antonio Gramshi”, i cili u krijua më 10 tetor 1943.

Pra, të gjithë këta elemente lokale, sipas burimeve të shqiptarëve, në mesin e vitit 1943 do të arrinin shifrën prej 20–23 mijë veta, dhe kjo e dhënë koncidon me shifrën që jep Armata e 9-të. Por duhet të ritheksohet se janë elemente lokale, të cilët nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse goditje të befasishme, prita dhe pusi, duke qenë të armatosur vetëm me armë të lehta (pistoleta, pushkë dhe thika). Krijimi i Brigadës së Parë me tre batalione tregon të vetmen iniciativë serioze nga ana e forcave “rebele”. Kjo njësie nuk ishte e lidhur me një zonë të caktuar territoriale, por vepronte në një rreze të gjerë; sasia e njerëzve të kësaj brigade arrinte shifrat 500–600 veta, të armatosur vetëm me armë të lehta.

Sipas të dhënave të autorit italian, shifrat janë pak të dyshimta, aq më tepër kur pretendon se janë shifra zyrtare shqiptare, sepse në katër botime të ndryshme mbi këtë temë kemi këto të dhëna:

Sipas Historia e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të Popullit Shqiptar, Tiranë 1975, vëll. I, në fund të vitit 1942 kanë qenë 2.000 luftëtarë në mbi 30 çeta partizane (ky numër përcaktohet duke numeruar komandantët dhe komisarët e tyre, fq. 255).

Sipas Historia e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të Popullit Shqiptar, Tiranë 1984, vëll. I, në fund të vitit 1942 kanë qenë 2.000 luftëtarë në mbi 30 çeta partizane (ky numër përcaktohet duke numeruar komandantët dhe komisarët e tyre, f. 391 – foto 43), të cilin numër Historia e PPSH, bot. i parë (f. 97 – foto 40, 41, 42) e zgjeron edhe në njësite guerile.

Por e dhëna e historisë së luftës përgënjeshtrohet, në një farë mase, nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar – Tiranë 1985, sipas të cilit kemi pasur 62 çeta, nga të cilat 23 para 31 dhjetorit 1942 dhe 39 gjatë muajve janar–shtator 1943; ku në veri, mbi Tiranë, kanë qenë vetëm 10 të tilla (shih çetat partizane, f. 157).

E reja që sjell autori italian i kësaj vepre, Massimo Coltrinari, pa dyshim, është vendshtrirja territoriale e këtyre çetave, për të cilin problem shqiptarët nuk dinë pothuajse asgjë të saktë, pasi krahasimi i asaj që shkruhet në rreshtat e librit të tij është tepër larg asaj që shkruan Fjalori Enciklopedik Shqiptar 1985. Por ky i fundit e ka ndryshuar përmbajtjen e çetave komuniste shqiptare në botimin e 2008, duke iu afruar asaj që shkruan italiani Massimo Coltrinari (f. 387–288), edhe pse autori është i njëjti person për të dy enciklopeditë (Maksim Iliriani…).

Lidhjen e Ushtrisë Italiane, pas armëpushimit (8 shtator 1943) deri në largimin përfundimtar të saj nga Shqipëria (maj 1945), autori Massimo Coltrinari e ka ndarë në tre kapituj sipas kësaj përmbajtjeje:

Kapitulli IV – Zhvillimet gjatë armëpushimit në Shqipëri: shtator–tetor 1943 (fq. 193–678) Kapitulli V – Rezistenca e ushtarakëve italianë në Shqipëri (fq. 681–935) Kapitulli VI – Periudha e pas luftës në Shqipëri (fq. 939–1.000)

Meqenëse me interesonte vetëm aktiviteti ushtarak i një pakice italianësh në brendësi të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, mora në konsideratë vetëm ato pjesë nga autori Coltrinari që flisnin për këtë kategori italianësh.

Autori kishte botuar një tabelë (fq. 678), që bënte fjalë pikërisht për ushtarët italianë pas muajit shtator 1943 në Shqipëri, të ndarë në pesë kategori. Sipas kësaj tabele rezulton që numri i luftëtarëve të Ushtrisë Italiane në territorin e Shtetit Shqiptar në shtator 1943 të ketë qenë afër 116.000 luftëtarë, prej të cilëve vetëm dy kategori, prej 23.000 luftëtarësh, qëndruan në Shqipëri, ku vetëm 3.000 luftëtarë italianë pranuan të luftonin përkrah luftëtarëve shqiptarë kundër ushtrisë naziste gjermane që po kalonte nëpër Shqipëri drejt Gjermanisë.

Prej tyre, 114 luftëtarë italianë ranë dëshmorë për Shqipërinë (Ministria e Mbrojtjes, Dëshmorët e Atdheut, Tiranë 2012, fq. 205–207). Por, sipas këtyre listave, rezulton se luftëtarët italianë të poshtëshënuar kanë rënë në luftimet imagjinare të zhvilluara në Skrapar në vitet 1943–1944, ku nuk ka pasur asnjë këmbë luftëtari gjerman.

Giani Osvaldo ka rënë dëshmor më 25.11.1943 në Skrapar.

Giuzepe Bonovolte ka rënë dëshmor më 30.12.1943 në Skrapar.

Giuzepe Vojpata ka rënë dëshmor më 13.01.1944 në Skrapar.

Nikolla Rroka ka rënë dëshmor më 20.12.1943 në Skrapar.

Vincesko Antonio ka rënë dëshmor më 30.12.1943 në Skrapar.

Atëherë, si është e vërteta e rënies nëpër luftime për Luftëtarët Italianë?

Fati e donte të më binte në dorë një material mbi këtë forcë luftarake, të shkruar nga komisari politik i saj, Bruno Bruneti, Da oppressori a combattenti per la libertà (Nga shtypes në luftëtarë të lirisë), Lucca, estate 1989, me përmasa jashtëzakonisht të ndryshme. Dhe kjo “ndryshe” përbënte pikërisht përvetësimin e aktivitetit luftarak të forcave italiane nga ana e komunistëve shqiptarë gjatë periudhës 1943–1945.

Literatura e përdorur për këtë studim:

• Akademia e Shkencave e R.P.S.SH, Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985 .
• Akademia e Shkencave e R.P.S.SH, Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Vëll. 1, Tiranë 2008 .
• Andrea Di Nicola, Ngritja dhe renia e Partisë Fashiste Shqiptare 1939-1943, Botart 2013 .
• Arben Muka, Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore (shtator 1943-nëntor 1944), Tiranë 2011 .
• Adil Kaloshi, Bytyci – monografi, Tiranë 2004 .
• Arqile Berxholi, Kellezi, legjende-këngë-trimëri, Tiranë 2006 .
• Amik Kasoruho, Një ankth gjysmë shekullor; Shqipëria e Enver Hoxhës, Çabej 1996 .
• Agim Musta, Dëshmoj për të vërtetën, Sarandë 2004 .
• Arben P. Llalla, Kolaboracioni dhe genocidi në Çamëri 1944-1945. E vërteta e bashkëpunimit të çamëve me gjermanët, Tiranë 2017 .
• Aristotel Spiro Mehilli, Piqerasi, vështrim historiko-kulturor, Tiranë 2013 .
• Albert Shala, “ZP” – 18, 17 apo 16 kryeredaktore, Tiranë 2008 .
• Avni Alcani, Librazhdi, Tiranë 2008 .
• Bruno Brunetti, Da oppressori a combattenti per la libertà (Nga shtypes në luftëtarë të lirisë), Lucca, estate 1989 .
• Bajram N. Bajraktari, Vija politike e Muharrem Bajraktarit, Tiranë 2018 .
• Bako Dervishaj, Shënime. Masakrat e pushtuesve në Shqipëri dhe disa vlerësime politike, Tiranë 2005 .
• Bujar Leskaj, Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, Tiranë 2009 .
• Blendi Fevziu, Tirana e Nonës, Tiranë 2019 .
• Bejtullah Destani, Ethem Ceku, Shënime për Shqipërinë – Dokumenta historike italiane nga Arkivi shtetëror italian, Prill-Korrik 1943, Tiranë 2015 .
• Drejtoria e Arkivave Shtetërore të RPSH, Dokumenta e Materiale Historike nga Lufta e Popullit Shqiptar për Liri e Demokraci 1917-1941, Tiranë 1959 .
• Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Politika antikombëtare e Enver Hoxhës. Pleniumi i 2-të i KQ të PKSH Berat 23-27 nëntor 1944, Tiranë 1996 .
• Kol. Deivid Smaili, Me detyrë në Shqipëri, Tiranë 1993 .
• Gjeneral Davies, Aventura ilire. Historia e Misionit Ushtarak Britanik në Shqipërinë e pushtuar nga armiku 1943-1944, PAKTI Tiranë 2006 .
• Dalan Memushi, Ditët kur luftova, Tiranë 2006 .
• Donika Omari, Bahri Omari, Jeta dhe veprimtaria, Tiranë 2015 .
• Enver Lepenica, Eliminimi i grupit komunist “Zjarri”, Tiranë 2020 .
• Erald Kapri, Sekretet e luftës; Shqipëria tjetër në dokumentet Britanike, Tiranë 2017 .
• Françesko Jakomoni, Politika e Italisë në Shqipëri, Tiranë 2005 .
• Francesko Jakomoni, Gjysma ime shqiptare, Tiranë 2005 .
• Federico Eichberg, Shiriti i liktorit dhe shqiponja e Skënderbeut. Italia dhe Shqipëria 1939-1945, Tiranë 2008 .
• Fatosh Voshtima, Kujtimet e mia, nga studimet 1936-1958, Tiranë 2016 .
• Ferit Keputa, Matjanët në Luftën e Dytë Botërore, Tiranë 2007 .
• Franco Benanti, Lufta ime më e gjatë, Shqipëri 1943-1948, Tiranë 2012 .
• Fatos Mehdi Daci, Historia e arsimit shqip në Dibër, Tiranë 2010 .
• Grup autorësh, 700 ditë. Rrugë e lavdishme luftarake. Historiku i Brigadës III Sulmuese, Tiranë 2004 .
• Grup autorësh, Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore (përmbledhje studimesh), Prishtinë 2014 .
• Grup autorësh, Brigade e lindur në stuhi, Tiranë 1973 .
• Grup autorësh, Rruga luftarake e Brigadës V Sulmuese, Tiranë 1968.

• Georges Castellani, Histori e Ballkanit, Çabej 1996 .
• Gian Carlo Fusco, Lufta ne Shqiperi, Tirane 2008 .
• Gezim H. Juka, Shteti shqiptar dhe Shkodra 1912-2012, Shkoder 2012 .
• Grup autoresh, Shprese per popullin tmerr per armikun, mbi jeten dhe luften e Brigades I Sulmuese te Ushtrise Nacionalclirimtare Shqiptare, botim i dyte, Tirane 1977 .
• Gjete Ndoi, Qeverisja e Shqiperise gjate Luftes II Boterore (1939-1944), Tirane 2023 .
• Gjergj Titani, Proletar Hasani, Personalitete ushtarake shqiptare në vitet 1912-dhjetor-1997 (vëllimi i parë), Tiranë 1997 .
• Gjergj Titani, Lufta Italo – Greke, Tirane 2011 .
• Hermann Frank, Lufta e çetave ne Shqiperi, Tirane 2016 .
• Hasan Dosti, Nje jete per ceshtjen shqiptare, BOTART 2008 .
• H. Gonxhja, I. Gogaj, SH. Bumçi, Ndihmesa e ish nxenesve dhe mesuesve te shkolles Teknike te Tiranes per zhvillimin e vendit dhe ne luften per çlirim e demokraci (1921-1956), Tirane 2006 .
• Hysni Daja, Per brigaden e shtate sulmuese (keshtu ka ndodhur), Tirane 2000 .
• I.S.M.L., Historia e PPSH, bot. i pare, Tirane 1968 .
• I.S.M.L., Historia e Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare te popullit shqiptar, Vell. 1, Tirane 1975 .
• I.S.M.L., Historia e Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare te popullit shqiptar, Vell, 1, 3, Tirane 1984 .
• Ibrahim D. Hoxha, Keshtu luftuam ne. Ne ndihme te vellezerve dhe te beselidhurve, Tirane 1995 .
• Johanna Jutta Neumann (Gerechter), Ne saje te Shqiperise rrefime per vete, Tirane 2008 .
• Kol Bib Mirakaj, Vetvrasja e nje Kombi, Shkoder 2014 .
• Koco Danaj, 50 – vjet histori e pahumbur, Zvicer 1995 .
• Kristaq Misha, Neofashistet greke cpifin dhe provokojne (citata), Tirane 1946 .
• Kristaq Misha, Levizja punetore ne Shqiperi, Tirane 1970 .
• Kristo Frasheri, Mbi historine e Ballit Kombetar, Tirane 2012 .
• Kristo Frasheri, Shqiperia ne Konferencen e Paqes Paris 1946, Tirane 2015 .
• Kristo Frasheri, Kongresi i Permetit (24-28 Maj 1944), Tirane 2015 .
• Komiteti Kombetar i Veteraneve te LANÇ te Popullit Shqiptar, Dossier (Dokumenta qe vertetojne lidhjet dhe bashkepunimin e pushtetit kuisling si dhe te “Ballit Kombetar” e “Legalitetit” me pushtuesit nazifashiste gjate LANC te popullit shqiptar / 1939-1944), Tirane 2006 .
• Lazer Radi, Rrefim per Dinejt e Dibres, Tirane 1994 .
• Luka Mikeleta, “Shqiperia e Madhe”, Kosova, Italia dhe shperberja e Jugosllavise 1939-1941, Tirane 2021 .
• Leonora Laçi, Veprimtaria e Kolonel Xhemal Laçit (1912-1994) permes dokumentave dhe kujtimeve, 2M PRINTING 2016 .
• Leonora Laçi, Emigracioni politik shqiptar ne vitet 1944-1955, Shkoder 2015 .
• Luan Doda, Partia komuniste shqiptare gjate Luftes se Dyte Boterore, nentor 1941-nentor 1944: rrenjet e diktatures komuniste ne Shqiperi, Tirane 2020 .
• Luan Zelka, Shtypi shqiptar gjate Luftes II Boterore 1939-1944, Tirane 2003 .
• Ministria e Mbrojtjes, Deshmoret e Atdheut, Tirane 2012 .
• Massimo Coltrinari, Qendresa e ushtarakeve italiane ne Shqiperi pas dates 8 shtator 1943 (pa vit botimi, por pas 2000 dhe perpara 22 janarit 2015 .
• Mihallaq Konda, Kushtrimi i lirise / 1942-1944, Tirane 2024 .
• Muharrem Xhafa, Nderime te perjetshme LANÇ-it, Tirane 2019 .
• Muharrem Xhafa, Kur tradhetohej socializmi, Tirane 2010 .
• Muharrem Dezhgiu, Anastas Lula, desidenti i pare ne P.K.SH., Tirane 2004 .
• Muharrem Dezhgiu, Shqiperia nen pushtimin italian (19139-1943), Tirane 2005 .
• Mehill Doci, Mirdita gjate periudhes se LANC-it dhe te konsolidimit, Tirane 2001 .
• Mehill Elezi, Ne gjurme te historise se Matit, Tirane 2005 .
• Meno Dedaj, Emigracioni shqiptar ne SHBA 1880-1955, Tirane 2008 .
• Muharrem Xhufi, Mbi historikun e Progonatit, Tirane 1995 .
• Meri Lalaj, Instituti Femnor “Nana Mbretereshe”, pa vit botimi, me nr ISBN 978 99943-51-90-9 .
• Maurizio Bassi, Alla quota 731 di Monastero, Printed in Italia 1942-XX .
• Nikolas Bethel, Tradhetia e madhe, histori e patreguar e grushtit dermues te Kim Filbit, Tirane 1993 .
• Ndreçi Plasari, Luan Maltezi, Enver Hoxha dhe kater ditet e Beratit 23-27 nentor 1944. Pleniumi i 2-te i KQ te PKSH Berat, 23-27 nentor 1944, Shtepia botuese 55, pa vit botimi (perpara 23.12.2007) .
• Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, me përkthim nga Korab Hoxha dhe Fatmir Mborja, Tiranë 2004 .
• Nuri Dragoj, Arsimi ne Permet 1912-1944, vell. 1, Tirane 2015 .
• Nikoll Melyshi, “Ngjarje Historike”, te ndime, te pame e te jetueme, Tirane 2004 .
• Nimet Ymeri, Mga Peza ne Veshigrad (Brigada 22), DITURIA 2000 .
• Peter Lucas, Misioni amerikan ne Shqiperi, operacionet sekrete te Osss-it dhe bashkepunimi me Partizanet komuniste gjate Luftes se Dyte Boterore, Tirane 2008 .
• Petrit Zeneli, Shtylla e Korces. Histori e fshatit, familjeve dhe personaliteteve te saj (1873-2013), Geer 2013 .
• Pipi Mitrojorgji, “Perrallat” e Abaz Ermenjit, Tirane 1997 .
• Prenk Gruda, Ditari i nji zemres se lendueme 1937-1975, botim i dyte i plotesuem, I, Tirane 1995 .
• Prenk Gruda, Ditari i nji zemres se lendueme 1937-1975, II, Tirane 1997 .
• Petrit Palushi, Masaker komuniste ne Buzemadhe, Tirane 1996 .
• Panajot Plaku, Dhuna ndaj revolucionit shqiptar, Tirane 2008 .
• Piero Crociani, Shqiptaret ne forcat e armatosura italiane (1939-1943), Tirane 2005 .
• Reginald Hibbert, Albania’s National Liberation struggle: The bitter Victory, Great Britain 1991.
• Reginald Hibbert, Fitorja e hidhur, lufta nacionalclirimtare e Shqiperise, botim i pare, Tirane 1993 .
• Reginald Hibbert, Fitorja e hidhur, lufta nacionalclirimtare e Shqiperise, botim i dyte, Tirane 2014 .
• Robert Elsie, Fjalori Historik i Shqipërisë, Tiranë 2011 .
• Roderick Bailey, Lufta e fshehte ne Shqiperi. Nje histori e misioneve britanike 1940-1945, Tirane 2019 .
• Resul Bedo, Grusht celik brigad’e gjashte, 1973 .
• Resul Bedo, Clirimi i Shkodres, Tirane 1997 .
• Romeo Gurakuqi, Shqiperia dhe tokat e lirueme 1939-1946, Tirane 2018 .
• Roland Qafoku, 100 vrasjet me te bujshme ne historine e shtetit shqiptar (ne te gjithe trojet shqiptare) 1912-2017 (ne 105 vjetorin e Pavaresise), Tirane 2017 .
• Stilian Adhami, Vite qe bene epoke. Kujtime dhe shkrime per LANÇ, Tirane 2003 .
• Sali Onuzi, Data e clirimit 29 nentor 1944, Tirane 2005 .
• Spiro Vasil Mehilli, Tirana 1920-1944, Tirane 2014 .
• Shahin Leka, Shtabi i Pergjithshem i UNCSH 1943-1945, Tirane 1998 .
• Shyqyri Ballvora, Zhvillimet politike ne periudhen e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare – 7 prill 1939-29 nentor 1944, DITURIA 2004 .
• Shahin Ruka, Kadri Dingu, Tirana e aksioneve dhe barrikadave (1939-1944), Tirane 2003 .
• Shefqet Hoxha, Muharrem Bajraktari gjate pushtimit italian (1939-shtator 1943), Tirane 2001 .
• Tafil Boletini, Perballe sfidave te kohes. Kujtime 2 (1916-1963), Tetove 1996 .
• Teodor Kareco, Skandal me librin: “Historia e Popullit Shqiptar”, Tiranë 2010 .
• Umberto Nani: “Shqipëria mes Italisë dhe Jugosllavisë”, Tiranë 2019 .
• Gjeneral Vincenzo Muricchio, Shqipëria: Mision dhe arrest, Tiranë 2018 .
• Uran Butka, Safet Butka, Tirane 2003 .
• Uran Butka, Shans i bashkimit, peng i tradhetise, bot. i dyte, Tirane 2007 .
• Uran Butka, Lufta civile ne Shqiperi 1943-1945, Tirane 2006 .
• William Tilman, Julian Amery, Peter Kemp, Kujtime qe nuk shlyen kurre. Tre oficiere angleze gjate luftes ne Shqiperi dhe ne Kosove, Tirane 1997 .
• Vasfi Baruti, Interesanti Ramize Gjebrea, Nega Totum – Asgje e vertete, Tirane 2009 .
• ––, Ditet e fundit te Duces, Berat 2002 .
• Xhemil Frasheri, Lufta e armatosur e Popullit Shqiptar, thelbi, permasat, vlerat dhe arritjet e saj (7 prill – 29 nentor 1944), vellimi i trete, Tirane 2007 .
• Xhevat Kallajxhi, Larg Atdheut, Tirane 2020 .
• Xhiani Granxoto, Vjosa ime e dashur, Tirane 2005 .
• Xhelal Staravecka, Perpara gjyqit te historise. Kujtime historike: 1912-1966, Tirane 2012 .
• Xhelal Gjecovi, Marredheniet shqiptaro-jugosllave ne vitet e luftes antifashiste nacionalclirimtare nentor 1941-nentor 1944, Tirane 1986 .
• Zyra e Informatave e Qeverise se Shteteve te Bashkuara t’Amerikes, Ngjarjet e muejit. Nje parakalim fytyrash te Kombeve te Bashkueme, vell. 1 – Nr. 1 .
• Zef Doda, Mbi Nikaj-Merturin. Shkruar me 1969, e pabotuar, por te lene te daktilografuar .
• Zef Gjeta, Dukagjini, Tirane 2008 .
• Zeno Jahaj, Agron Berdaj, Pertej shtremberimeve (Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare e popullit Shqiptar), Tirane 2021 .

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *