Gjeto Marku e Lulash Prela po hajshin bukè e shèllinè né nji shpellè mali. Shpella ishte e madhe e e naltè; drita i hynte nga do bira tè geluna nè shkàmbijet ma t’epra tè saj ; grykèn e kishte aqè tè vogèl, tè mèshefun e tè ndèrlikueme, sa qi dokushdo menjiherè s’mund t’ a gjènte. Po mbushej i dyti vjet qi ata burra rrijshin nè mal, komitè. Tè dy kishin vrà njerèz qeverrije e gjéndarmerija i gjurmonte pa pushue. Pushkèt e shèndritèshme i kishin mbèshtetè secili afèr vetes. Ndéjè kàmbé-kryq po hajshin tue bà kuvènd.
— More, sa ngjatè vera, nieri rri nè mal edhe pèr qef: dimni, dimni na vjen hakut.
— E … po i a mbrrin i treti dim èn…
— Drue edhe se, tè ramen gjethi, s’janè kah na lànè rahat. Kanè me çue ndoshta edhe ushtri me na ndjekè, mbasi gjèndarmerija s’ po mundet m’e qitè me né. Ka bà bujè tè madhe vrasa e atyne ushtarve… — S’kanè ga na bàjnè…
— Prap tash vritena me ta. Me tè kallzue té drejtèn, deri sa janè gjèndarmè nuk mè dhimben kurrnji grimè, por ushtarèt mè dhimben fort. E…, ’asha Zotin, veg prej ngushticet se s’i kishna vrá ata dy! Kèshtu flitte Lulash Prela.
— Kané shkue e kané mbarue — ia priti Gjeto Marku.
— Shéndosh na, Lulashó… S’ke ga i pérmendé…
— Shif kétu: — báni Lulashi si mos t’i kish ndégjue fjalét e tij — ishem méshefé mbas nji guri e qitshem né ta si dreq per me i trémbé. Tjeret kishin ndéjé mbrapa: keta dy u avitshin me marifet. Me gjuejshin, bájshin dy hapa e bieshin per toké. Kurr má ngusht ne jeté t’eme s’e dij veten. Qit un, qit: s’ishte pune qi me i hjeké qafet. Por, tekembramja, njáni u zbulue e i rá plumbja e eme lules sé ballit. 1 dyti (kishte pasé kéné karathi!) s’u frigue asnji fije, ‘asha Zotin, por… pérpara drejt e né mué. Kaq’ afér m’ erdh sa qi jam çue né kambé e né bark i a kam shprazé pushkén tue brité: «Mos, he pa? veten né qafé!». Ushtarét tjeré ikén. Un u léshova kah ata qi u rrézuen: kishin deké té dy. Njáni ishte shum i ri: kishte nji fytyré t’ámbél fémije. Thashé me vete: « Qjynah! Zogj shqiptarésh jané edhe kéta rrezik-zez!».
Lulashit i u terratisén syt e iu vuer edhe má tepér fytyra e parrueme, rrethue me nji shall té paiamé. Ndéj méndueshém.
— Qa dreqin ke sonde? Qa po té duhet me i pérmendé punét e kalueme? Mos u bán si grue e keqe ! Na… prit té qes nji piké rakí, se té bán miré.
Qjetoja ia báni:
Gjetoja u ngrit. Sa po merrte né nji biré té shpellés shishen e rakís, nji batare pushké krisi, pa prité pa kujtue, aty afér.
Malsorét kapén mauzeret e u turrén kah gryka e shpellés.
— Na ka rrethue patrolla — péshpériti Lulashi.
Pa qitë mirë fjalën prej goje, gjashtë pushkë tjera jehuen gjëmueshëm nëpër shpellë.
Anmiku s’ishte sigurisht mâ se katërdhetë hapa Iarg. Komitët me pushkë të ngrehuna ishin shtrie për tokë në të hÿmit e shpellës, tue pritë krismën e plumbave nëpër shkâmbije, gati m’ e shpërblye shtrêjt jetën e tyne.
Pritën nji copë herë n’ at pozitë : kurrkush s’ u ndie.
Përgjuen mâ me kujdes : jashtë, as zâ as zhurmë. Gjetoja çohet, tue u ruejtë, e qet, pak sa, kryetr as tërmaleve të xhveshuna as në teposhten e rrëmbyeshme nuk shifej njeri i gjallë. E njeriu, n’at mal të thatë, dahej nji orë larg tue ardhë; as vend m’u mëshefun, përveç shpellës, s’kishte n’at shkretinë.
— Ça dreqi kje? — desht me thânë Lulashi, por nji fishkllimë e gjatë, e dridhshme, e çuditëshme jehoi.. mal në mal e u shue në Iargsi.
Atëherë ata Malsorë qi pa u tutë e shikojshin or’e ças dekën, u zverdhën e i a ngulën shoqishoqit sÿt e mënderuem.
— Orët! — bâni Lulashi me zâ të plasun.
Mbështetën pushkët për shkâmb e u ulën prap me ndêjë. Pinë nga nji gotë raki e për disa çasa asnjâni nuk çeli gojë.
Në fund fare, Gjetoja pyeti me zâ t’ultë :
— Sa pushkë t’u bâ tÿ se ndëgjove?
— Gjashtë a shtatë…
— Aq’ edhe mue…
Prap heshtën. Mbandej rishtas shikuen, të mënderuem, shoqishoqin. Gjetoja bâni me zâ qi dridhej :
— E … a e din ça donë me thânë?… Lulashi uli kryet e përgjegji:
— E dij: mbrènda kètyne shtatè ditve njäni prej nesh des.
E nuk folen mä. Nata erdhi e mbuloi me errsi male e Iugina. Lulashi ma i pari e theu heshtjen :
— Qou, – i tha shokut; – Çou te shkojmé e té rréfehena.
Gjetoja u ngrit menjiheré si t’ a pritte at grishje.
U nisén, népér naté pa hàné, kah famullija mä e aférme. Ecén disa oré té mira e, prej mesnatet, arrijtén ke qela. Kisha ishte pak mä andej, nè nji oborr. Tue i kalue pèrpara, dy komitèt bànè kryq.
Lulashi kèrsiti nè deré tè qelés me shul tè pushkès. Mbas nji grime nji za i pèrgjumshèm briti prej sé nalti :
— Kush à?
— Çile : shtegtarè jena e duem m’u rrèfye.
— S’ä kohé rréfimi kjo, – pèrgjegji idhnueshèm zäni i pérmbrèndshèm. – Ktheni nesèr.
— Hajd e çoje padren e mos qit dokrra kot.
Padrja veté duel m’ e çelé derèn. Rrogtari, né kèmishé e nè té Unta, mbas tij, mbante nji qiri nè dorè.
Frati nuk i njihte Malsorét, por u kujtue se kush ishin. U tha :
— Hajde, byrum : mirè se u ka prfi Zoti.
E u prini kah oda e bukès. Komitèt lanè pushkèt tu dera, zdeshén opàngat e hyné n’ odé. Ndèjén né karrika, rrotull tryezés.
Rrogtari ndezi kandilin e duel me qiri nè dorè tue hjedhè shikime tè dyshimshme kah miqt e papritun.
— A keni hangèr? A doni me ju shtrue sofrèn?
— Faleminderès, zotni, – pèrgjegji Gjetoja : – s’duem kurrgjä. Kena ardhè vetèm m’u rrèfye. Nuk àsht kohé kjo me i a mèsy kuj shtépin, por ti, zotni, e din se na diten s’mund té dalim.
— E dij – i a priti meshtari. – Un jam gati pér ça té doni. Por… po pimé ka nji kafe njiheré e ka nji cingare duhan…
I léshoi za rrogtarit, i tha me ndezé zjarmin e me pjeké kafet.
Gjetoja, tue thithé cingaren qi i dha frati, kallzoi :
— Zotni, kena ardhé tu ti m’u rréfye, pse njàni ndér né té dy do té desin mbrènda kétyne shtaté ditve. Frati ngriti fytyrén kah ai né shéj pyetjeje tue e shqyrtue me kureshté.
— Na e kané dhànè lajmin Orét e Matit. Edhe e diftoi punèn gjithsesi.
Frati tundi kryet e spjegoi:
— Kjo quhet bestytni qi don me thànè besim i rréjshém. Mos u jepni ràndèsi kétyne sendeve, pse janè tè tana kote. Lulashi tha me nji za ku ndègjohej sigurija ma e madhe:
— Ti, zotni, je me shkollé e me dije e ke gjithmoné arsye. Por… edhe na Malsorèt i njohim miré kéto shèje edhe e dijmé se dalin pér heré té vérteta.
Erdh kafja edhe e piné tue e pérsjellé me tym duhanit. Rrogtari pruni, mbas porosis sé fratit, edhe shishen e rakis. Mbasi u shprazèn disa putirà, Gjetoja u gue e duel n’ odé tè zjarmit me pritè qi Lulashi t’u rrèfente. Mbandej, si mbaroi, priti ky e shkoi Gjetoja m’u ulé ndér gjuj para meshtarit.
Kryen puné tè dy, piné edhe nga nji putir raki, i puthèn dorèn padres tue i lypè tè falun pèr trazim e duelèn. Ishte nji ore mbas mesnate.
Lulashi tha, n’ oborr te kishès :
— Shkojmé e falena me shtepija t’ona. Ecén gjaté, pa foie; kapercyen lugje t’errshme; iu ngjiten tèrmaleve te mundeshme e iu zbriten teposhteve te thikshme, pa humbé kurr udhè, pse komitet e njohin vèndin pllàmbè per pllàmbe.
Ne nji vènd ku daheshin udhet kryq, u ndaien: shtépijat i kishin njàni ne nji krah e tjetri né té kundértin. Lulashi tha:
— Kétu po dahena. Mos u vono. Kush té vijé i pari t’a presi shoqin. Shiko: mos ndez cingare tue mé prite se shifet drita prej post-komandés.
— Mos kij gajle, – pérgjegji Ojetoja. – Làmetènzonè !
— Me Tènzoné vofsh e kjofsh.
U dané.
Nji oré para se me gédhi drita, mé sa Gjetoja po kthente me hapa té shpejté pse ishte vonue pak, ndégjoi do pushké té largta.
U ndal, né pérgjim. Pushka vijoi edhe do çasa tjere, pastaj heshtja ktheu e madhe nèpér male té médhaja, qi pritshin agimin. Gjetoja, me nji frigé té paçansueshme né zèmér, u léshue tue ngà kah véndi i orokut. Sa mbérrìni thirri me zà tè marrun:
— Lulash! Lulash!
Kurrkush nuk dha pèrgjegje.
Atèheré u ul galuc e priti me pushké ndér duer, mbas do shkàmbijeve.
— Fort po vonon! E drita à kah del! – thonte me vete.
Mbandej shtoi:
— Mos e ka gjeté gjà? Mos e ka marré gjumi?
Dronte me ndezë shkrepsë e me shikue për rreth. U vû me kërkue, tue ngulë për ç’do skutë sÿt e mësuem në terr.
Pa pritë, kâmbët i ndeshën në nji trup të butë e zêmra i kërceu në fyt. Përkiti: ndieu në dorë diça të voktë qi e lagu. Mori erë, shikoi mâ mirë: gjak I…
Kuptoi e qenë tue e lëshue kâmbët.
Ngrehi trupin mbas nji shkâmbi e ndezi shkrepsën. Ishte Lulash Prela, i përgjakun, me këmishë të shporueme prej plumbave.
— Lulash! Lulash! — vikati dishprueshëm Gjeto Marku, tue harrue se post-komanda s’ishte fort larg.
E shkundte e i a fërkonte fytyrën. E ndieu trupin e shokut tue u ftofë dalkadalë.
Hylli i agimit xhixhiiloi në qiell ndërmjet dy thepave. Drita zû me ague. Ai, pa kujdes të gjêndarmve t’ afërm, açik i râ dromit me trupin e përgjakun në krah të shokut të padamë, qi donte m’e çue ke gjint e shtëpis së tij.
Lulash Prelën e kishte vrà patrolla e gjêndarmve, tue qitë kot përpjetë sepse iu ishin bâ vesvese do hije në mal. Pushkët e para e kishin rrëzue dekun për tokë; e gjêndarmët, tue mos ndëgjue as zhurmë as zâ, ishin largue andej, pa u shkue kurrkund në mênd për vrasë të bâme.
Por kur Orët lajmojnë…