Publikoi Lekë Ndoja
{Dokument – Projekti i “Fjalorit shqip-shqip” nga Mark Ndoja drejtues i Seksionit te Gjuhës e Letërsisë në Ministrinë e Arsimit, fundi i vitit 1945. Minister i Arsimit ishte Gjergj Kokoshi deri më 13 janar 1946. Formulimi i modelit te Shkurtimeve per perpiluesit e Fjalorit dhe sipas modelit te Diglosise – dy dialektet.}
Ndër hartuesit e Fjalorit, Qemal Draçini e Kolë Prela, të ekzekutuem, Mark Ndoja e Kolë Ashta të dënuem. Emra që u fshinë në botimin e Fjalorit të vitit 1954.}
1) Mbledhësit do të shënojnë fjalën – gjininë e numrin e saj, – definicionin e lanë hapun-, do të shënojnë frazeologjinë që dijnë në lidhje me çdo fjalë, dhe në fund me shkurtime do të shënojnë auktorin dhe tekstin nga asht marrë fjala.
Kjo punë do të kryhet në 5 muej.
2) Nga ky material do të përpilohet fjalori. Përpilimin do ta bajnë 3 komisione me nga 3 vetë secili. Punën do ta fillojnë në fillim të muejit janar 1946. Kjo punë do të zgjatet 12 muej.
3) Fjalori përpilohet në gegënisht dhe toskënisht tue pranue egzistencën e diglosisë në gjuhën tonë.
4) Mbas kësaj pune katër redaktorë i japin dorën e fundit fjalorit dhe germë mbas germe fillojnë{me} e dërgue në shtyp.
5) përpiluesit do të jenë:
1) K. Cipo
2) A. Xhuvani
3) E. Çabej
4) P. Gjeci
5) M. Ndoja
6) L. Dodbiba
7) Q. Draçini
8)K. B. Ashta
9) K. Prela
Redaktorë:
K. Cipo (Kryeredaktor)
A. Xhuvani
E. Çabej
K. Prela
6) redaktorët duhet ta mbarojnë punën e tyne së paku në 7 muej.
7) Fjalori do të botohet ne dy dialektet?
Dokumenti i inicimit te perpilimit te Fjalorit Shqip-Shqip, 2. fl.