“Tashmë soba është bërë redaksia ime e preferuar”,– pranon Bulgakov në një letër drejtuar një prej miqve, me ironi të trishtë. “Më pëlqen, sepse ajo, pa refuzuar asgjë, me të njëjtën dashje përpin faturat e pastrimit kimik, letra të papërfunduara, madje, sa turp, poezi!”.
Autori i “Mjeshtri dhe Margarita” besonte se “Dorëshkrimet nuk digjen!”
Ai shpiku termin thelbësor, për të provuar se dorëshkrimi i veprës së shkrimtarit para së gjithash regjistrohet në kujtesë, sesa në letër. Bulgakov ishte i pamëshirshëm me vetveten dhe dogji versionin e parë të “Mjeshtri dhe Margarita”. Asokohe Bulgakov dëshironte ta quante “Magjistari i zi” ose “Zhongleri me një shputë”, me personazhin Woland si protagonistin kryesor.
Studiuesit besojnë se shkrimtari nuk kishte në plan ta digjte romanin, por e bëri në inat e sipër, kur censura sovjetike i ndaloi dramën “Kabali i hipokritëve”.
“Isha i pushtuar nga demoni…[…]”, – shkruan Bulgakov. “Fillova të ndotja faqe pas faqe të romanit tim… Për çfarë? Nuk e di. Le ta harrojmë më mirë!”.
Një vit më vonë, ai rifilloi punën: një bocet versioni u shfaq nën emrin e “Kancelari i Madh”. Bulgakov ktheu në hi edhe bocetin e parë të pjesës së dytë dhe të tretë të kryeveprës “Garda e bardhë”. Po ashtu, edhe ditarët e shkrimtarit “u dogjën pa mëshirë pas leximit”.
Burimi: Hejza