Nga Leka Ndoja

(mbledhja e organizatës së partisë në Lidhjen e Shkrimtarëve 8 shtator 1953, vijë ndarëse mes lirisë së shkrimtarit dhe konformizmit) – 3 –

L. N.

“Unë jam romantik, në vjershat e mia duket revoltimi dhe protesta, por për këtë nuk kam asnjë pergjegjësi. Përgjegjësinë për këtë e kanë ata që më frymëzojnë”. 

(nga letra e Kasem Trebeshinës për Enver Hoxhën. Më 18 dhjetor 1953 Kasem Trebeshina arrestohet)

{Nga Protokolli i mbledhjes}

Kolë Jakova lexon raportin e mëposhtëm: [raporti ne bashkepunim me Aleks Çaçin]

Siç e thotë vetë shoku Kasem, kjo nuk është para letër me të cilën ai çfaq dëshirën të largohet nga Partia. Para afro tre vjetësh Kasemi e ka paraqitur edhe një herë këtë dëshirë, me letër dërguar Partisë.

Komiteti i Partisë, me sa di unë, e këshilloi Kasemin të heqi dorë nga ky mendim i padrejtë dhe i huaj për anëtarët e Partisë dhe nga ana tjetër porositi organizatën bazë të Lidhjes që të ketë kujdes për veprat dhe punën e vetë Kasëmit, në mënyrë që shokët ta ndihmojnë dhe vetë Lidhja t’i japij dorë të lavrohet si shkrimtar.

Me dëshirën e tij ai erdhi në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe u emnue edhe si Sekretar Kolegjiumi i “Letrarit të ri”, ku ka punuar mirë.

Që tre vjet e këtej, Kasemi ka botuar “Ushtojnë malet” (dramë). Ka çfaqur në Theatrin Popullor “Heronjtë” (dramë), ka botuar “Partizanët” (pjesë dramatike). Ka botuar gjithashtu në revista dhe gazeta, vjersha dhe tregime. Pra, përse thotë Kasemi se “veprat e mija nuk janë botuar dhe nuk janë çfaqur?” Në parim kjo nuk  nuk është e drejtë. Kasemi ka botuar ashtu si kanë botuar edhe të tjerët. Ka pasur raste, siç është rasti i dramës “Kruja e Çliruar”, që vajti shumë kohë duke u sjellur në Theatrin popullor, në Komitetin e Arteve dhe vetëm pas tri vjetësh gjeti rrugë të dalë në dritë si vepër e mirë, siç është rasti i romanit “Nëpër dy botë” të cilin Shevqet Musarai e gjeti të mirë po s’u bë gjë me ‘të dhe siç është rasti i poemës “Kruja e Rrethuar” të cilën Ndërmarrja e Botimeve e rrëzoi me një reçension të pa drejtë.

Pjesa mund të rrëzohesh por analiza duhej bindëse dhe jo ashtu siç e bëri ndërmarrja. Kasëmi ka diskutuar në Lidhje poemin “Shqiponjat e maleve”, “Kruja e rethuar”, “Ushtojnë malet” dhe vëllimin e vjershave “Këngët e këngëvet”.

Përsa u përket veprave që është bërë një punë e padrejtë me to, si zgjatja e kohës për dramën “Kruja e Çliruar”, për romanin “nëpër dy batë” e për poemën “Kruja e rethuar”, shkaku është tek një punë e dobët administrative dhe letrare në përgjithësi që është bërë mjaft herë në Lidhjen e Shkrimtarëve në të kaluarën. Ne kemi mjaft fakte të tjera të kësaj natyre të cilat kanë sjellë çrregullime dhe keqkuptime. Nuk është kritikuar kot disa herë Lidhja për punë të tilla. Kjo rjeth edhe nga mosngritja jonë ideoartistike, e cila mosngritje egziston tek ne dhe për zhdukjen e sajë kemi nevojë studimi të vazhduarshëm.

Po të merret në tërësi puna që është bërë nga shokët e lidhjes me shokun Kasem, del e qartë se shoku Kasem nuk ka qenë i persekutuar, siç pretendon ai. Përkundrazi me të është bërë punë më tepër se me disa të tjerë të cilët, si Kasëmi e si ne të gjithë, kishim nevojë për të botuar, për t’u konsulltuar dhe për ndihmë shoqërore.

Ideja e persekutimit që çfaq shoku Kasëm, është e pathemeltë (që çfaq kundrejt shokëve të organizatës dhe vetë Partisë). Ai thotë: “Persekutimi i hapët, qëndrimi i Partisë dhe sharjet e çdo lloji, tregojnë se puna ime duhet ndërprerë dhe do ta ndërpres!”

Partia jonë mban një qëndrim për të gjithë anëtarët e sajë ashtu siç e ka mbajtur edhe për shokun Kasëm. Partia i dënon njerëzit kur ata bëjnë gabime në punën e tyre dhe u jep dorën kur ata shohin gabimin dhe në pun’ e sipër e eliminojnë.

– Mos vallë sjellja e këtyre tri vejteve {sic} nuk tregon persekutim? Thotë Kasëmi. Pikërisht sjellja e këtyre tri vjetëve nuk tregon persekutim. Faktet që rjeshtova lart janë të qarta. Prandaj shoqia Fiqrete kishte plotësisht të drejtë të dënontë këtë mendim të shtrembër të shokut Kasëm, kur ai e paraqiti në organizatën bazë. Por çështja e persekutimit ësht e lidhur me një seri mendimesh të huaja për partinë që Kasemi i shpreh edhe në letër. “Forca është forcë dhe fakti është fakt” thotë Kasemi. Kjo do të thotë me fjalë të tjera se njerëzit e Partisë që rrinë lart, kanë forcën në dorë dhe këtë e përdorin edhe kundër fakteve të drejta për Kasemin. Pra njerëzit e Partisë (këtu është fjala për shoqen Fiqirete, passi asaj i referohet në letër), përdorin forcën kundër fakteve. Kjo ide ësht armiqësore për Partinë dhe për njerëzit e saj. Kasëmi ka mendimin se në Parti përdoret forca prandaj është në kundërshtim flagrant me vetë Partinë. Ky mendim është i lidhur me një mendim tjetër të shoku Kasem, i cili është mendimi bazë, nga rjedhin gjithë të tjerët. Kasemi thotë: “Unë jam romantik, në vjershat e mia duket revoltimi dhe protesta, por për këtë nuk kam asnjë pergjegjësi. Përgjegjësinë për këtë e kanë ata që më frymëzojnë”. Jo vetëm me fjalë por edhe me vepër, Kasëmi ësht romantik dhe në shumë vende romantik i revoltuar. Kundër kujt? Kundër realitetit që e rethon, kundër atyre që e frymëzojnë. Kasëmi ësh romantik dhe revoltohet kundër shkrimtarëve të cilët përpiqen të shkruajnë me metodën e realizmit socialist dhe që kanë heqë dorë nga të shkruarit romantikçe dhe bile e përçmojnë si anakronike sot këto metoda. Nuk i shkruajnë hënës që perëndon në det, dashurisë plot nostallgji dhe vaj, natyrës që të humb në mysteret e saj, nuk shajnë shokët e vet me fyerjet më të rënda, por përpiqen me shkrimet e tyre të pasqyrojnë jetën heroike që kalon sot populli ynë ne ndërtimin e bazave të socjalizmit.

Këtu, pas mendimit tim qëndron gabimi dhe e meta kryesore e shokut Kasëm. Shoku llazar Siliqi në analizën e vjershave të shokut Kasëm, vrejti se një sasi vjershash me tematikë të tillë që reflekton jetën e popullit tonë si dhe disa vjersha dashurie dhe të së kaluemes ishin të mira në vëllimin e paraqitur, kurse pjesa tjetër nuk i shërben çeshtjes sonë, qoftë për formën, qoftë për përmbajtjen e saj, prandaj nuk duheshin botuar. Ky qëndrimi shokut Llazar në parim ësht i drejtë. Partia na orienton që në shkrimet tona të përdorim metodën e realizmit socialist, na porosit të marrim eksperiancën e letërsisë sovjetike e cila të bëhet  burim frymëzimi për ne. Kasëmi e thotë në fillim: “unë jam romantik, un revoltohem.”

Ky mendim i Kasemit është në kundërshtim flagrant me orientimin e Partisë, me vijën e partisë. Unë nuk mendoj si Mark Ndoja që thotë se Kasëmi mund të thotë çka të dojë, ai me veprën ësht me realizmin socjalist. Kasëmi në vëllimin e vjershave ka dozë të madhe romantizmit, ashtu siç e vërteton me gojë.  Realiteti i sotëm nuk e tërheq Kasëmin. E gjithë kjo jeta jonë, nuk i bën përshtypje. E vetmja përshtypje ësht revolta kundër atyre që nuk duen të njohin veprën e tij me shkollën e tij të të shkruemit. Atëhere ata që nuk duen të pranojnë këtë (e këtë e quan Kasëmi fakt) , ai i shan, “bij të kompromisit {që bëjnë kompromis me Partinë), plehra që do t’ju tretë era, etj.”

Kasëm Trebeshina ka talent dhe shkuan mirë, kur ai çveshet nga mendimet e huaja, që i ka huajtur nga leximi i shkrimtarëve të mëdhenj të shekujve të kaluar. Qoftë nga mendimi, qoftë nga forma, qoftë nga vetë metoda e romantizmit të veshur shpesh me një mistiçizëm, melankoli të tepëruar, pra me dekadentizëm. Drama “Kruja e çliruar”, tregon se ai mund të tregojnë se ai mund të shkruajë mirë dramë. Vjershat e “Stalinit, Një tufë lule, Shamia e komitit” tregojnë se ai mund të shkruajë mirë vjersha. Ndonjë tregim që kam lexuar unë, tregon se ai mund të shkruajë mirë edhe këtë gjini letrare. 

Pikërisht në këtë drejtim janë përpjekur shokët  ta orientojnë Kasëmin.

AQSH, AKQP, {D. L. Shkrimtarëve} fl. 60-62

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *