UEFA dha miratimin për grumbullimin e 26 lojtarëve nga ekipet pjesëmarrëse në Euro 2024. 

Tekniku i Shqipërisë nuk ishte në favor të këtij popozimi, por tashmë ai duhet të zbatojë rregulloren. 

Ky zgjerim i listës mund të sjellë dhe ndonjë grumbullim befasues në Gjermani. 

Emri më i diskutuar është ai i Brajan Grudës. 

Talenti 19-vjeçar i Mainzit po spikat me paraqitjet e tij në Bundesligë dhe me Shpresat e Gjermanisë. 

Silvinjo e ka shfaqur hapur admirimin e tij për cilësitë e mesfushorit sulmues me origjinë nga Shkodra duke pranuar se ka patur një bisedë me vetë lojtarin dhe babain e tij në përpjekje për ta bindur të zgjedhë kombëtaren kuqezi. 

Burime nga FSHF-ja konfirmojnë se Gruda ende nuk ka kthyer një përgjigje përfundimtare ndaj kërkesës së Shqipërisë dhe se muajin maj mund të ketë lajme të reja për të ardhmen e tij. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *