Nga Daut Dauti

Në historinë e re, Kriza e Lindjes është paraqitur përmes çështjes së Krimesë dhe Kosovës. Këto dy vende paraqiten problematike sa herë që fuqizohet Rusia. Të parën, pra Krimenë, Rusia e do për vete, kurse Kosovën për aleatin e saj, Serbinë.

Britania e Madhe dhe Franca i shkuan në ndihmë Perandorisë Osmane në Luftën e Krimesë, që filloi më 1853 e mbaroi më 1856, ku Rusia pësoi disfatë.

Në Kongresin e Berlinit (1878), Rusia kërkoi sovranitet ndaj Krimesë, por kërkesa iu refuzua, edhe pse doli fituese në luftë kundër Portës së Lartë. Në Berlin, Rusia e kërkoi edhe Kosovën për Serbinë, por as kjo dëshirë nuk iu përmbush. Atëherë fuqitë evropiane, me këto dy raste, e penguan zgjerimin territorial rus.

Sot Rusia e ka aneksuar Krimenë, ndërsa fuqitë evropiane dhe SHBA-ja kanë qëndruar të heshtura. Këto fuqi sot nuk janë në gjendje të luftojnë, siç kanë bërë më herët për diçka që për to ka qenë me rëndësi jetike strategjike. Rasti i Kosovës është punë e kryer. Por, në këto kohë krizash, Rusia dhe Serbia nuk do të qëndrojnë duarkryq. Së paku, do të vazhdojnë me tentimin për ta penguar procesin ose për ta ‘shnukur’ ndonjë pjesë të territorit të Kosovës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *