Boris Xhonson, njeriu i rrëzuar nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar nga qeveria e tij vetëm tre muaj më parë, është shfaqur si një nga kandidatët kryesorë për të qenë kryeministri i ardhshëm.
Pasuesja e tij, Liz Trus u rrëzua pas 45 ditësh në detyrë duke njoftuar dorëheqjen pasi u detyrua të hiqte dorë nga pjesa më e madhe e programit politik të saj pas tronditjes që pësuan tregjet financiare. Xhonson fitoi zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2019-ë dhe sipas kushtetutës britanike, partia në pushtet mund të ndryshojë liderin pa zgjedhje të tjera.
Zonja Trus u zgjodh nga anëtarët e Partisë Konservatore të cilët mund të kenë fjalën e fundit në këtë garë të fundit, nëse mbeten dy kandidatë pasi deputetët të kenë votuar.
Një post i dytë i kryeministrit për Xhonson do të ishte një kthesë e jashtëzakonshme për një politikan që ka bërë rikthime të bujshme në të kaluarën.
Burimi: BBC News