Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç shigjetoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kirti duke i kërkuar të merret me hallet e Kosovës dhe jo me komente se kush i fitoi zgjedhjet në Malin e Zi.

Kurti u shpreh pas fitores së Jakov Milatoviçit se tashmë e ardhmja e Malit të Zi është e rrezikuar.

“Kam një respekt të jashtëzakonshëm për kryeministrin e Kosovës, por mendoj se çdokush ka probleme edhe në shtëpi të vet dhe për Mal të Zi nuk ka nevojë të brengoset askush përveç nesh. Nuk kam qejf të krijoj një keqkuptim, por mendoj se çdokush mund të flejë rehat sa i përket Malit të Zi. Mali i Zi tash e dy vite është duke bërë rezultate të mira, është duke shkuar në drejtim të duhur edhe sa i përket sundimit të ligjit, drejtësisë dhe ekonomisë. Nëse ne flemë mirë në Mal të Zi, atëherë nuk ka nevojë askush me qenë i brengosur në rajon. Ne jemi një shtet shumë paqësor dhe do të mundohemi edhe në të ardhmen të merremi me këto çështje. Nuk ka të bëjë kjo me kryeministrin e Kosovës, por me disa deklarata që kanë ardhur nga shumë politikan nga rajoni.” – theksoi Abazoviç.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *