Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, do të jetë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Njoftimi u bë në ditën kur shënohet 81-vjetori i lindjes së Ibrahim Rugovës. Abdixhiku tha se ka pranuar me nderim kërkesën e familjes Rugova për përfshirjen e Ukës në garën zgjedhore.
Ai shtoi se gjatë vizitës te zonja Fana Rugova dhe familja e Presidentit historik, është zyrtarizuar edhe kandidimi i Ukë Rugovës për legjislaturën e ardhshme.

