Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, me tetë vota pro dhe asnjë kundër emëroi gazetarin dhe moderatorin Adi Krasta në postin e zv.drejtorit të këtij institucioni.
Transmetuesi i vetëm publik në Kosovë njoftoi se i ka besuar këtë funksion një imazhi mediatik me shumë përvojë në një moment vendimtar për RTK-në.
“Për më shumë se tri dekada përvojë punë ne gazetarinë televizive dhe jo vetëm, Adi Krasta i cili këtë të shtunë mori pozitë drejtuese në transmetuesin publik të Kosovës, i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momente vendimtare të zhvillimit dhe përparimit të tij.”– thuhet në njoftim.