Administrata e presidentit Donald Trump po përballet me akuzat se ka tentuar të kufizojë publikimin e materialeve federale të lidhura me rastin e Jeffrey Epstein, i dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitur.
Mediat raportojnë se, bazuar në burime konfidenciale, Trump dhe këshilltarët e tij të lartë kanë zhvilluar takime me ligjvënës republikanë për t’i bindur që të mos mbështesin kërkesën e demokratëve për publikimin e dokumenteve nga gjykimi i Epstein. Sipas këtyre burimeve, këto përpjekje nuk kanë rezultuar plotësisht të suksesshme.
Raportohet se administrata Trump ka tentuar të përdorë instrumente institucionalë për të frenuar publikimin e dokumenteve, një veprim që analistët e interpretojnë si përpjekje për të kontrolluar çdo material që mund të nxjerrë në pah lidhjet e financierit me presidentin amerikan.
Një sondazh i zhvilluar në muajin shtator, përpara publikimit të dokumenteve, ka treguar se 77% e amerikanëve kërkojnë që të gjitha dosjet e Epstein-it të bëhen publike.
Edhe pse tashmë një pjesë e dokumenteve janë publikuar ndër vite, shumë të tjera vazhdojnë të mbeten konfidenciale për arsye ligjore, procedurale dhe të privatësisë.

