Koalicioni do të emërtohet “Nisma – Shqipëria Bëhet”, ndërsa Adriatik Lapaj do të jetë drejtuesi i fushatës së këtij bashkimi mes dy partive.

Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj presin që koalicioni i tyre të zgjerohet me parti të tjera.

“Kemi thënë se do të bëjmë çdo përpjekje për të bashkëpunuar me subjekte që nuk bartin mëkate. Besoj se koalicionit do t’i shtohen edhe subjekte të tjera.

Koalicioni do të quhet “Nisma – Shqipëria Bëhet”. Koncepti që duam të sjellim është koncepti i një atdheu mbi partitë politike.

Dua të theksoj që zoti Shabani tha se unë do të jem drejtuesi i koalicionit. Kjo do të jetë formale, ku emri im është thjesht për ta drejtuar në aspektin formal, por vendimet do të merren në mënyrë kolegjiale.

Ky është një koalicion pro drejtësisë,” – tha Adriatik Lapaj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *